Superliga / Tirana fiton në Laç, Vllaznia kthehet e para në frymën e fundit

Mbyllen  4 ndeshjet e orës 13:00 në Superligën Shqiptare dhe nuk kanë munguar rezultatet e papritura dhe interesante.

Bylis – Kukësi 2-1

Në Ballsh, Bylisi vendas ka arritur një fitore ‘deklaratë’ kundër një kundërshtari si Kukësi që përpos sezonit dhe formës së dobët mbetet një skuadër kalibri në futbollin shqiptar. Një fitore që përveçse i jep Bylisit një spunto të rëndësishme në pikë dhe moral, i godet shpresat e dy ekipeve të fundit të tabelës: Skënderbeut dhe Apolonisë. Kukësi duket se po kalon në ‘intubim’ pasi vetëm në pak ditë dorëzohet në të dy fronet si në kupë ashtu dhe në kampionat dhe duket se tani Europa është një mision i pamundur.

Apolonia – Skënderbeu 1-2

Një ndeshje e egër siç dhe e kishim parashikuar në Fier. Në stadiumin Loni Papuçiu, miqtë kaluan në avantazh me golin e Sadriut në pjesën e parë dhe u duk se ringjallja e korçarëve po ndodh pasi dhe rezultati i Ballshit rrit presionin. Me fillimin e pjesës së dytë, Apolonia gjen barazimin me Redon Mihanën dhe rikthen paqartësinë në fundin e tabelës. Barazimi i shkëput të dyja skuadrat nga mbijetesa me dy pikë pas fitores së Bylisit ndaj Kukësit, por Skënderbeu që e di mirë këtë gjë arrin golin me penallti me Meksin,në fundin e ndeshjes dhe i jep një shans vetes.

Laçi – Tirana 1-2

Tirana i kujtoi të gjithëve se është ekipi kampion i Superligës. Kalon në avantazh në shtëpinë e kryesuesve me Celhakën por Laçi gjeti një supergol me Mentor Mazrekajn, që po bëhet i zakonshëm në mungesë të Nuabuezes. Barazpesha e një  sfide të tillë i hap rrugën betejës së orës 16:00, Partizani – Teuta dhe kreu është më kaotik se kurrë ama në minutën e 79-të Tirana shtang kurbinasit dhe rrit vetëbesimin me një gol nga Ismailgeci. Laçi e shijoi shumë pak kreun por mbetet aty, edhe mbi vetë Tiranën.

Lexo edhe :   Derbi i kryeqytetit mbyllet në ''paqe'', barazimi afron Teutën me titullin

Kastrioti – Vllaznia 0-1

Ndoshta ndeshja më e qetë dhe pa bujë e ditës deri në minutën e 92-të. Aty ku Kruja mbahet e fortë kunddrejt Vllaznisë të ‘shfryrë’ që nuk arrin të zhbllokojë deri në shtesë. Pjesë e parë e vakët dhe pa gol, ashtu siç vazhdon dhe pjesa e dytë deri në fund të kohës së rregullt. Por asgjë nuk ka mbaruar deri sa në min. e 92-të shkodranët më në fund marrin frymë të lirë: 0-1, dhe vend i parë sërish! Vllaznia konfirmon në këtë 90 minutësh vështirësitë e kohëve të fundit por rëndësi jetike kanë pikët, sidomos në këtë moment dhe me këtë renditje ndërsa për krutanët interesant është rezultati i Fierit.