E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Superliga/ Sot mësohet kampioni i ri, Durrësi me zemër në dorë, Vllaznia lutet

Superliga/

Sot, në orën 17:00, nis të luhet java e fundit e Superligës shqiptare. Njëkohësisht, sepse duke qenë se jemi në fund, ndeshjet në të njëjtin orar evitojnë uljen apo rritjen e presionit midis rivalëve direktë. Rreth orës 19:00 do të mësojmë kampionët e rinj shqiptarë.

Teuta-Apolonia

Dita e sotme, java e 36-të përqëndron vëmendjen e të gjithëve në Durrës, aty ku Teuta ka në pëllëmbë të dorës titullin e kampionit. Nëse e humb, mund ta humbë vetëm për fajin vetjak. Titulli i dytë në histori për ta vjen me një fitore ndaj Apolonisë, skuadrës që ka rënë prej javësh edhe matematikisht në Kategorinë e Parë. Fakt është dhe duhet përmendur nga ana tjetër që fierakët e kanë respektuar kompeticionin duke vazhduar paraqitjet si të mos kishin rënë.

Vllaznia-Laçi

Ajo që mund të bëjë Vllaznia nga Shkodra ku pret Laçin është ta shpërqëndrojë Teutën nëpërmjet radios, duke shënuar ndonjë gol të hershëm apo duke konsoliduar 3 pikët e veta ndërkohë që durrsakët janë akoma në 0-0 ndaj Apolonisë. Kjo gjë mund të rrisë presionin tek ekipi që kryeson. Nga ana tjetër e fushës, Laçi, për meritë dhe si rrjedhojë e një sezoni të shkëlqyer (mëkat që humbën shërbimin e Nuabuezes në mes të tij) ka ende shanset e veta matematikore për titullin që do të ishte historik me plot kuptimin e fjalës në habitatin e futbollit shqiptar. Laçit i duhet të shoqërojë një fitore hipotetike ndaj Vllaznisë, në transfertë, shumë e vështirë, me humbjet e Partizanit dhe Teutës, ose edhe në rast barazimi në ndeshjen Bylis-Partizani.

Bylis-Partizani

Në Ballsh pritet luftë e fortë në një terren të vështirë për këdo që e viziton. Partizani ka shpresat e veta për titullin e dytë në tre sezone. Demat do të duhet të fitojnë ndeshjen e tyre dhe të presin hapat falsë të Teutës dhe Vllaznisë, ndërsa Bylisi ka dhe një mundësi për të shpëtuar nga rënia direktë një kategori më poshtë. Kjo do të ndodhte në rast se Ballshiotët lënë pas Kastriotin e Krujës që gjendet një pikë mbi ta.

Lexo edhe :   Bazel shumë i fortë për Partizanin, ''Demat e Kuq'' humbasin thellë në Zvicër

Kukësi-Kastrioti

Në “Air Albania” do të jetë Kukësi i ‘paobjektivë’, një ekip që zhgënjeu tifozët dhe opinionin sportiv këtë sezon përballë Kastriotit që sheh nga pas Bylisin dhe do të kërkojë, të paktën, të arrijë në Elbasan të njëjtin rezultat që do të arrijë Bylisi në Ballsh ndaj Partizanit. Për Kastriotin do të ishte një sezon i sukseshëm në rast se mbijeton pasi ishte një nga dy skuadrat që u ngjitën sezonin e kaluar. Në pritje të ndeshjes shtesë në Elbasan dhe Ballsh do të merret vesh se cili bie dhe cili luan aktin final.

Lexo edhe :   Conference League/ Partizani luan në Bazel, Teuta favorite, Drita me Fejenordin

Tirana-Skënderbeu

Ndeshje e programuar për javën vendimtare te një sezoni zyrtar por në kryeqytet nuk pritet të dalë asnjë verdikt nga Tirana-Skënderbeu. Tirana nuk ngjitet dot më shumë se vendi i 5-të ndërsa korçarët janë me fat që sezoni i tyre mori një kthesë të fortë me ardhjen në pankinë të trajnerit Migen Memelli. Luhet thjesht për rutinë dhe o burra për në plazh! /Totila Kotorri-Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...