E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Superliga/ Kastrioti-Tomori luajnë për 1 biletë, Berati një shans për jugun

Sot 16:00 Kastrioti-Tomori

Sot Kastrioti i Krujës pret në shtëpi Tomorin e Beratit për të zgjedhur mes tyre skuadrën që do të luajë në Superligën 2021-2022.

Kastrioti vjen nga një sezon tepër i vështirë por që ia doli të mbijetojë përkohësisht në kurriz të ballshiotëve të Bylisit duke shmangur rënien direkte pasi evitoi 2 pozicionet e fundit. Por si vendi i 8-të i renditjes Kastrioti duhet të presë në shtëpi skuadrën e kategorisë së parë që ka dalë e dyta në grupin e vet dhe ka mundur të dytën e grupit tjetër që rezulton të jetë Tomori.
Sipas Federatës Shqiptare të futbollit ndeshja do të luhet në Kamëz.

Konkluzioni i kësaj ndeshjeje do të jetë vednimtar për Superligën pasi është në lojë jo vetëm Kastrioti kundër Tomorit, jo vetëm Kruja kundër Beratit por edhe pjesëmarrja dhe prezenca e skuadrave jugore në kampionatin shqiptar të futbollit.
Nëse Tomori fiton vitin tjetër do të kemi dy skuadra jugore përballë të tjerëve ndërsa në rast të një fitoreje të krutanëve sot, jugu mbetet i përfaqësuar nga Skënderbeu i Korçës, që me shumë gjasa nuk pritet të luftojë për titullin.

Veri-Jug, Superliga ka ndarje asimtrike (Pjesw e rifreskuar nga shkrim i Tirana Today, datw: 24 maj 2021)

Veriu i Shqipërisë përfaqësohet në Superligë me 4 skuadra aktualisht: Vllaznia e Shkodrës, Kukësi, Kastrioti Krujë dhe Laçi (dy prej të cilëve shkuan në javën e fundit të kampionatit në garë për titullin).

Shqipëria e mesme ka prezencë me Tiranën, Partizanin dhe Teutën e Durrësit, me këta të fundit që fituan titullin kampion dhe sezonin e ri e nisin si ekipi për t’u mundur. Nga viti i ardhshëm, Dinamo i kryeqytetit dhe Egnatia e Rrogozhinës i bashkohen Superligës dhe kështu Shqipëria e mesme do të përfaqësohet nga plot 5 skuadra në kampionat, thënë ndryshe 50% e pjesëmarrësve.

Jugu gjendet në pikë të hallit! Dinamo dhe Egnatia ngjiten në vendet e Apolonisë dhe Bylisit. Tani Bylisi ra, Skënderbeu mbetet ekipi i vetëm nga jugu në kategorinë maksimale të futbollit në vend. Edhe në sezonin aktual, jugu u përfaqësua me 3 skuadra të cilat kanë luajtur për mbijetesë gjatë gjithë kohës.

Nëse Kastrioti fiton ndeshjen shtesë, konfigurimi i Kategorisë Superiore 2021/2022 do të jetë: veriu 4 skuadra, Shqipëria e mesme 5 dhe ugu 1.

/Totila Kotorri-Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...