E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

SuperLiga: Fund i lojës së bukur apo reflektim mbi lojën tashmë të shkatërruar?

Nga Egli ZekthiSuper Liga Europiane: fundi i lojës së bukur apo reflektim mbi lojën tashmë të shkatërruar?
Duke marrë shkas nga reagimet dhe histeria e dy ditëve të fundit, ndezur nga shpallja e krijimit të një kompeticioni të ri, ‘Futboll Krudo‘ shtron pyetjen si më poshtë:
Është vërtetë fundi i lojës së bukur, apo është një rrugë pa kthim, për të shpëtuar një anije e cila po zhytet?
Nëse një pjesë e mirë e opinionit publik ka shtruar vetëm pjesën e parë të pyetjes, për pjesën e dyte thuajse nuk flitet fare. Për të hedhur më shumë dritë, më poshtë do analizojmë dy qëndrimet, për t’i vënë më pas përballë njëri-tjetrit.
Futbolli, që në fillimet e veta, ka nisur si një lëvizje shoqërore. Pra grupe të caktuar njerëzish, që mund të ishin; emigrantë, punëtorë të një fabrike, studentë të një universiteti të caktuar etj., themeluan formalizimin e një loje që tashmë ishte popullore. Nisur nga kjo, klubet sot identifikohen nga shtëpia që ndërtojnë, pozicionimi në qytet, strukturimi i klubit dhe natyrisht nga një grup simpatizantësh vlerat dhe idealet e gjithësecilit pasqyrohen me ato të klubit.
Me kalimin e viteve, sidomos pas luftës së dytë botërore, lindi nevoja e një ristrukturimi të futbollit, sidomos në nivelet më të larta. Kështu Gabriel Hanot, asokohe redaktor i prestigjozes L’equipe, bashkë me Santiago Bernabeun (ish-president i R. Madrid), nxitur nga një format i ngjashëm që tashmë ishte implementuar në amerikën latine (sot Copa Libertadores), themeluan kompeticionin më të ri europian ‘The European Cup’ (sot Champions League).
Formati i ri kontribuoi në ktë formë jo vetëm në rritjen e prestigjit të lojës, por gjithashtu edhe në popullaritet.
Kështu duke qenë një lojë e krijuar dhe e zhvilluar nga njerëzit, futbolli ka ecur gjithmonë paralel me zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të popujve.
Nga lufta e dytë botërore, duke kaluar tek revolucioni i dytë industrial, për të ardhur deri në kohët moderne, futbolli i është përshtatur gjithmonë kërkesave të sportdashësve. Aq sa sot kemi arritur në klube të privatizuara, menaxhim i kuruar deri në detaje, infrastrukturë e shërbime bashkëkohore, pa lënë mënjanë dhe spektaklin në fushë.
Kur e mori futbolli rrugën pa kthim?
Pikërisht në vitet 2007-2008, kur menaxhimi tradicional – pjesërisht nga familje të rëndësishme sipërmarrëse – u zëvendësua nga Fonde Investimi nga lindja e mesme. Tregu i lojtarëve shkoi drejtë monopolizimit, me çmime gjithnjë e më të pakonkurueshme.
Në këtë pikë, UEFA implementoi një mjet (Fairplay financiar), me qëllimin për t’i shpëtuar klubet nga një falimentim eventual.
Nëse teorikisht ishte një lëvizje për t’u përshëndetur, në praktikë ngriti pikëpyetje të mëdha. Kështu, nga një mekanizëm vetëmbrojtës për klubet, FFP u kthye në mjet privilegji për më të pasurit. Këtu i referohemi Paris Saint Germain, Man. City, dhe shumë skuadrave të fashës së parë që pavarësisht mungesës së ‘likuiditetit arab’, dhunuan Fairplayn financiar duke krijuar kështu një gropë të madhe ekonomike.
Deri në këtë pikë nuk pati as protesta, as zëra kundër e as ndonjë lëvizje domethënëse, ndonëse futbolli europian humbi për shumë vite me rradhë kolosë si Milan, Inter etj.
Kthesa do të vinte në fillimin e vitit të shkuar, ku shumë klube, në mes të emergjencës globale, e panë gropen e tyre ekonomike të thellohej më tej.
Këtu vijmë pikërisht në thelb të argumentit. Pikërisht në fundjavën që sapo u mbyll, kur 12 klubet më popullore në planet, shpallën themelimin e një kompeticioni të ri: Super Liga Europiane.
Fill pas shpalljes nga gazetat më popullore, shpërtheu dhe histeria e opinionin të gjerë publik. Sportdashës, opinionistë, ish-kampionë, janë shprehur të gjithë njëzëri ‘Ata po na vrasin futbollin’.
Cilin futboll?! Atë që është vrarë e masakruar që të paktën 15 vite më parë? Futbollin ku Man. City e PSG shpenzojnë miliarda euro? Futbollin ku Barcelona është zhytur në 700 milionë euro borxhe? Futbollin ku një lojtar paguhet 30 milionë euro në vit? Futbollin me allishverishet e Botërorit në Katar? Futbollin e Bayernit që s’ka rival në Bundes? Futbollin të marrë peng nga Raiola-Mendes? Futbollin e Ceferinit ku gjysmëfinalet e Champions janë privilegj i vetëm 4 skuadrave?
Futbolli ka kohë që ka vdekur! Kush është zgjidhja?
Perez, Agnelli dhe Glazers, mendojnë që është European Super League. Sipas Perez – që në gjykimin tim është fajtor por jo hipokrit – futbolli ka arritur në një pikë të pakthyeshme dhe sheh atë kompeticion si mënyrën e vetme për t’a kthyer futbollin ekonomikisht të qëndrueshëm e natyrisht, më tërheqës.
Parë nga një pikëpamje personale, shumë romantike, subjektive, edhe unë jam kundër ‘futbollit modern’. Por çfarë është realisht ‘futbolli modern’? Kush e implementoi? Natyrisht që as Perez-Agnelli, e as Glazers (të paktën jo direkt), por Infantino-Ceferin.
Deklaratat e kreut të UEFA-s, me kërcënime e lojëra të dëshpëruara, nuk bëjnë asgjë tjetër, vetem sa e përlyejnë xhaketën e numrit një të UEFA-s me neveri dhe hipokrizi.
Tashmë duket qartë që është një lojë e madhe interesash, duke u përpjekur që monopoli i Champions League (produkt i tij), të jetë produkti më i lakmuar në treg.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....