UEFA ka zgjedhur stadiumet e finaleve të kompeticioneve më të rëndësishëm europiane për sezonin 2018-2019. Për “Superkupën” e Europës ku kandidate ishte edhe Shqipëria me stadiumin “Arena Kombëtare” është përzgjedhur “Vodafone Arena” i klubit të Beshiktashit.
Ndoshta në këtë vendimmarrje ka ndikuar edhe mënyra sesi Shqipëria është paraqitur. Sikundër kandidatëve të tjerë, Shqipëria është paraqitur me projektin e stadiumit sepse ai ende është në ndërtim.
Në këtë mënyrë, fituesit e Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës në sezonin e ardhshëm do të udhëtojnë drejt Stambollit për të luajtur në një stadium të inauguruar në prill të 2016 dhe që ka kushtuar 100 milionë dollarë.