E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Super lajm/ Mjeku Alihmehmeti tregon studimin izraelit për vaksinën e Pfizer

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar studimin izraelit në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, që është krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BionTech.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti shprehet se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë.

Ndër të tjera, mjeku shton se për të rritur mbrojtjen ndaj virusit duhet të merret dhe doza e dytë.

Sipas tij, vaksina funksionon në popullatë ndaj nuk duhet humbur kohë për të kryer vaksinimin e popullatës në vend.

Postimi i plotë : 

Super lajm i mirë miqtë e mi!

Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!

Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael. Në total u studiuan:

503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);

351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).

Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:

0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe

0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.

Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.

Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.

Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:44.5% te moshat mbi 60 vjeç,

50.2% te individët më të rinj,

50.0% te femrat, dhe

52.1% te meshkujt.

Autorët dalin në përfundimin se:

Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)

Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.

Super lajm!

Vaksina funksionon në popullatë!

❗ NUK DUHET HUMBUR KOHË!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...