E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Sulmuesi gjerman zbulon prapaskenën: Bajerni tentoi të më transferonte në verë

Të ndihesh i mbaruar ose gati i tillë në moshën 28-vjeçare, kur 6 vite më parë ishte në majën e botës.

Kjo është historia e çuditshme e Mario Gëces, i cili në verën e 2014-ës, i dhuroi Gjermanisë Botërorin me golin e tij kundër Argjentinës në finale, por që këtë vit thuajse përfundoi i harruar.

Për të, një eksperiencë jo e shkëlqyer te Bajerni për shkak të një problemi shëndetësor dhe rikthimi i trishtë te Dortmundi, që nuk shkoi ashtu siç pritej. Deri në pikën sa gjatë verës erdhi lamtumira dhe tashmë mesfushori po ritenton të riniset nga PSV.

Për “Bild”, ai zbulon se gjërat po shkojnë shumë mirë, madje zbulon edhe prapaskenën se Bajerni ritentoi ta transferonte. “Në verë fola me Bajernin në mënyrë shumë të hapur për të ardhmen time dhe ata më thanë se cilat ishin planet e tyre. Më shpjeguan se kanë një mendim pozitiv për mua jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri dhe kështu që do të më kishin marrë me kënaqësi”.

Por, në fund marrëveshja nuk u arrit pavarësisht se ka një marrëdhënie të mirë mes Flikut dhe Gëces

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...