E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Sulmoi PD-në, Ngjela nxjerr prapaskenat për Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha, dje sulmoi selinë e Partisë Demokratike. Ai u fut në seli ku tentoi tensione, por strategjia e Bashës që nuk reagoi shmangu përplasjet. Berisha dhe me të besuarit e partisë shkuan në selinë e PD-së, teksa Lulzim Basha ishte duke zhvilluar një mbledhje me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

Vetëm një korridor ndante Bashën nga Berisha, ndërkohë që ky i fundit shoqërohej nga njerëz me precedentë kriminal, dhe nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, etj.

Sapo Berisha ka hyrë brenda godinës së PD-së, akuzoi Bashën se ka vjedhur karriget e deputetëve demokratë. Lidhur me këtë situatë, një reagim është përcjellë nga avokati Spartak Ngjela.

Ai ka shprehur qëndrimin e tij për përplasjen që ndodhi mes demokratëve. Ngjela shkruan se Berisha u largua nga selia e PD-së me bisht ndër shalë, pasi aty pa shenjat e superfuqisë.

Ja se çfarë shkruan Ngjela

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë?

Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.

Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?

E dini pse?

Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.

Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?

Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?

Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?

Lexo edhe :   Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.

Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!

Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?

Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.

Lexo edhe :   "Amerikanët s’e duan doktorin", Çani zbulon 2 rrugët që duhet të ndjekë Berisha

Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?

Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.

Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?

Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.

Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...