Bota

Sulmi në Zelandën e Re, kryeministrja kërkon të ndryshojë ligjin për armët

               Publikuar në : 09:04 - 16/03/19 S.N

Pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, ku vdiqën 49 persona, kryeministrja Jacinda Ardern ka deklaruar se ligji për armët do të ndryshojë.

Kjo pasi autori i sulmit në xhaminë e Christchurch, kishte licencë për përdorim të armëve.

“Pas masakrës së ndodhur sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë, edhe pas përpjekjeve të mëparshme për të ndryshuar ato. Tani është koha!”, ka thënë ajo, duke konfirmuar se terroristi që kreu vrasjet në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin.

49 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindëood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT