E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Sulmi me shigjetë në Norvegji, pesë të vdekur dhe dy të plagosur

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji, pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata. Policia u njoftua për një sulm në qytetin Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me kohën lokale (16:13 GMT). Një burrë danez i moshës 37-vjeç është arrestuar, nën dyshimin për kryerjen e sulmit.

Policia beson se ai ka vepruar vetëm, dhe do të hetojë nëse ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.

Kryeministrja Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”. “Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani është në kontroll”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Sulmuesi thuhet se ka nisur sulmin brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të plagosurit ishte një oficer policie, jashtë detyrës, i cili ishte në dyqan në atë kohë.

Shefi i policisë lokale, Oyvind Aas, konfirmoi se sulmuesi kishte arritur t’i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë, para se të arrestohej në orën 18:47 me orën lokale, 34 minuta pasi filloi sulmi.

Oficerët gjithashtu po hetojnë nëse agresori përdori armë të tjera gjatë sulmit, u tha gazetarëve shefi i policisë Kongsberg.

I dyshuari u zhvendos në një zonë të madhe, dhe autoritetet rrethuan disa pjesë të qytetit. Banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda, në mënyrë që autoritetet të mund të ekzaminojnë vendin e ngjarjes dhe të mbledhin prova.

Kryetarja e Kongsberg, Kari Anne Sand tha se ishte një sulm tronditës që kishte ndodhur në një zonë ku jetonin shumë njerëz.

I dyshuari u dërgua në një stacion policie në qytetin Drammen, ku avokati i zgjedhur për ta mbrojtur atë, Fredrik Neumann, tha se po bashkëpunonte me autoritetet.

Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Monica Maeland, u tha gazetarëve se policia nuk e dinte ende nëse ishte apo jo akt terrorist dhe nuk mund të komentonte mbi detajet që dilnin rreth të dyshuarit.

Sulmi erdhi në ditën e fundit të mandatit të Erna Solberg, dhe një ministër i ri i drejtësisë do të marrë përsipër çështjen të enjten nën një qeveri të udhëhequr nga udhëheqësi i Punës Jonas Gahr Store.

Drejtoria e policisë së Norvegjisë ka urdhëruar të gjithë oficerët në mbarë vendin, që të mbajnë armë zjarri si një masë paraprake shtesë. Zakonisht policia në vend nuk është e armatosur.

“Policia nuk ka asnjë indikacion deri më tani se ka një ndryshim në nivelin e kërcënimit kombëtar”, tha drejtoria në një deklaratë.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....