Kryeministri Edi Rama është rikthyer edhe një herë incidentit të sotëm në kuvend ku deputeti demokrat Edi Paloka e spërkati me bojë.
I ftuar në emisionin “Top Story” Rama u shpreh:“Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë”.
Teksa e cilësoi deputetin demokrat si një ‘budalla krenar’, Rama u shpreh i bindur që asnjëherë nuk do i kthehej një kundërshtari ’rrugaçërisht’. Kreu i qeverisë theksoi se kundërshtarët e tij nuk arrin dot të mbajnë nivelin e debatit.
“Për shkak të ofendimit të bërë mikut të ardhur nga Shkupi , ndjeva i detyruar të hyja për të kërkuar një ndjesë pa dashur të provokoj askënd përtej budallallëkut krenar. Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile.
Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkitistik, unë asnjëherë nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët. Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë. Shqipëria është bërë agresive për t’u shfryer në Facebook”, tha Rama.