E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së, si shenjë e luftërave të së nesërmes

Nga: Pierre Haski “Internazionale”

Autoritetet amerikane po flasin për sulmin më të madh kibernetik të kryer ndonjëherë kundër institucioneve publike dhe private në Shtetet e Bashkuara, dhe ato besojnë se autorët e këtij sulmi masiv janë sërish hakerat rusë.

Është një skenar, që me siguri do ta kishte dashur edhe John le Carré, një nga shkrimtarët më të mirë mbi temat e spiunazhit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë, dhe që ishte shumë i interesuar për format e reja të konfliktit në botë.

Mënyra e veprimit të hakerave është në parim shumë e thjeshtë, por jashtëzakonisht komplekse në zbatim: Një virus kompjuterik futet në procesin e përditësimit të një programi të instaluar në miliona kompjuterë në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

Programi shkarkohet nga përdoruesit e softuerit Orion, të prodhuar nga kompania amerikane SolarWAind, dhe kjo gjë i dha mundësi hakerave që të hynin në të dhënat e kompjuterëve të infektuar, dhe të merrnin nën kontroll të gjithë sistemet e tyre.

Fusha e veprimit të këtij sulmi, nuk është ende e qartë. SolarWind, vlerëson se janë prekur 180.000-275.000 klientë të programit të saj, përfshirë të gjitha agjencitë e mëdha qeveritare dhe qindra kompani të mëdha private.

Ka të ngjarë që nga ky sulm të jenë prekur edhe klientët e huaj të SolarWind. Por do të duhen muaj, në mos vite, për të krijuar një ide të përgjithshme se cilat janë efektet e sulmit, që sipas shërbimeve amerikane është ende në vazhdim, dhe nuk mund të ndalet me një të rënë të lapsit. Qeveria e Uashingtonit ka shpenzuar miliarda dollarë për zhvillimin e një sistemi të gjurmimit të sulmeve kibernetike të quajtur “Einstein” (Ajnshtajni), por sipas gazetës “The Washington Post”, forca e programit qëndron tek zbulimi i viruseve që janë tashmë të njohur.

Ndërkohë, duket se hakerat janë qartazi një hap përpara. Kjo ngjarje ngre disa pyetje. E para dhe më e rëndësishmja, ka të bëjë me mënyrën se si mund të ndalet kjo lloj hemoragjie. Të gjitha agjencitë publike në SHBA, janë këshilluar të heqin dorë nga programi Orion. Por kjo nuk mjafton për të siguruar rrjetet.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve

Pyetja e dytë:Cili ishte qëllimi i hakerave? A ishte thjesht një operacioni i spiunazhit dhe vjedhjes së dokumenteve? Apo ndoshta një manovër për të marrë kontrollin e disa rrjeteve, mbase në një mënyrë të fshehtë, ashtu si spiunët e Luftës së Ftohtë, që tregohen nga seriali “The americans”.

Nëse është vërtet kështu, do të duhet shumë kohë për të identifikuar përgjegjësit e këtij sulmi. Pastaj, a jemi të sigurt se pas gjithë kësaj çështje qëndron Rusia? Kjo është edhe pyetja më e ndërlikuar.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve

Është gati e pamundur që të përcaktohet me siguri se kush e ka kryer sulmin kibernetik. Por autoritetet amerikane po e drejtojnë gishtin drejt një grupimi hakerash të lidhur me shërbimet sekrete ruse. Mesa duket sulmi kishte nisur që disa muaj më parë.

Por u zbulua në momentin më të keq të mundshëm, në kulmin e tranzicionit presidencial midis Donald Trump dhe Xho Bajdenit. Në një artikull të botuar në “The New York Times”, Tomas Bosert, Këshilltari i Sigurisë së Brendshme të Trump, i bëri thirrje presidentit në largim që t’i lërë mënjanë akuzat e tij, dhe të hartojë një përgjigje të unifikuar ndaj këtij sulmi.

Kjo krizë është një shembull i konflikteve të së ardhmes, që do jenë larg mënyrave të njohura tashmë të luftërave të së kaluarës, dhe në një masë të madhe edhe të së tashmes. A jemi ne në Evropë gati për këtë sfidë? Gjykuar nga paniku në SHBA, është e ligjshme të dyshosh që jo. Por deri tani, është e qartë se ne nuk jemi më në fushën e trillimeve shkencore. Ky është tashmë një realitet.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2020/12/18/ciberattacco-stati-uniti-guerra-futuro

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...