E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Sulmi ajror turk vret tre vetë në një kamp refugjatësh në Irak

Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë.

Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje.

Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.

Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim.

Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK.

PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt./VOA

Lexo edhe :   Përfundon pjesa e parë/ Italia dominon Turqinë, por nuk arrin të shënojë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...