Të Gjitha

Sturmgewehr 44 që frymëzoi krijimin e kallashnikovit sovjetik, përdoret ende sot në luftën siriane (video)

               Publikuar në : 14:43 - 12/03/19 marsela

Sturmgewehr 44 (StG-43), është arma automatike më e famshme, që u përdor nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore. Por ajo u prodhua në vitin 1943, kur fatet e konfliktit kishin nisur të anonin nga aleatët. Ndaj kjo armë, nuk i ndihmoi dot gjermanët që të shmangnin disfatën. Megjithatë ajo kishte parametra të shkëlqyera.

Arma e re, e gjuante plumbin me një shpejtësi prej 685 metrash në sekondë, gati 2 herë më shpejt se sa automatikët e tjerë të kohës, dhe mund të kryente mbi 500 të shtëna në minutë. Nga luftimet, u vu re se ajo ishte e përshtatshme për luftime në distanca shkurtra dhe të mesme. Ndërsa në distanca të mëdha, mund të përdorej për t’u mbuluar me zjarr nga armiku. Arma u vlerësua shumë nga sovjetikët.

Në vitin 1947, projektuesi Mikhail Kallashnikov, i bashkoi tiparet e StG-43 me pushkën amerikane M1 Garand, për të prodhuar Avtomat Kalashnikova-AK-47. Kallashnikovi, do të bëhej më pas arma më popullore në konfliktet anembanë globit. Gjithsesi, StG-43 vazhdoi të përdorej nga shumë ushtri të vende të Evropës Lindore, si Gjermania Lindore dhe Çekosllovakia. Gjatë Luftës së Ftohtë, ato furnizuan rregullisht me armë Sirinë. Ky arsenal armësh, ra në duart e rebelevë sirianë, pas kryengritjes së nisur 8 vite më parë kundër Asadit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT