Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Stuhia vdekjeprurëse ndërpret lidhjet e transportit rreth Vankuverit

Një stuhi vdekjeprurëse e përshkruar nga zyrtarët si një ngjarje që ndodh një herë në shekull, ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit, Kanada.

Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor, u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet. Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, për shkak të stuhisë masive, e cila goditi të hënën. Një grua humbi jetën në një rrëshqitje dheu në autostradë, dhe ekipet e shpëtimit thonë se të paktën dy persona të tjerë janë të zhdukur.

Trupi i gruas u gjet pranë Lillooet, rreth 250 km (155 milje) nga Vankuveri, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP). Sgt RCMP Janelle Shoihet, tha se grupet e shpëtimit nuk e kishin përcaktuar ende numrin e automjeteve që humbën në rrëshqitje, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Stuhia më e keqe e motit në një shekull”

Ministri provincial i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë shtypi se ishte “stuhia më e keqe e motit në një shekull”. Ministri i Sigurisë Publike, Mike Farnworth, u shpreh se ai “nuk kishte dyshim” se stuhia ishte e lidhur me ndryshimet klimatike.

Mijëra shtëpi në British Columbia u evakuuan, pasi një “lum atmosferik” – një rrip i gjatë lagështiie në atmosferë që transporton ujin nga rajonet tropikale drejt poleve – hodhi me-s ataren e reshjeve mujore të rajonit në vetëm 24 orë.

7. 00 banorët e Merritt, rreth 120 milje në veri-lindje të Vankuverit, u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre të hënën.

Dëbora ra atje të martën, dhe makinat mund të shiheshin duke notuar në ujërat e akullta të përmbytjeve në qytet. Ekuipazhet e helikopterëve u dërguan gjithashtu në qytetin malor të Agassiz, për të shpëtuar rreth 300 njerëz që mbetën të bllokuar.

“Duhet të largoheni menjëherë”, tha kryebashkiaku Henry Braun. Një pjesë e autostradës Trans-Canada, e cila lidh Vankuverin me pjesën tjetër të vendit, u zhyt nën ujë.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronela Hajati shpërthen ndaj kritikëve: Opinionistë të kalbur

Këngëtarja Ronela Hajati vijon që të kritikohet për performancën në Eurovision 2022. Ndonëse Eurovision-i ka mbaruar dhe është shpallur fituesi i këtij edicioni, në...

Nga gjoba tek dënimi me burg/Finalja e Conference League, “blindohet” Tirana

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për të garantuar finalen e "Conference League" që do të mbahet në Tiranë. Masat u njoftuan...

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO. Lëvizja shënon...

Turqia e prerë, s’do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato sanksionojnë...

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët, dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së...