E gjithë dita e sotme është shoqëruar më erëra të fuqishme në të gjithë qytetet. Këto erëra të pazakonta në këtë periudhë. Gjithashtu në zonat malore ka pasur reshje shiu e dëborë.
Nga qytetin e Korçës raportohet se si pasojë e stuhisë është shembur çatia e një pallati. Banorët thonë se janë tmerruar nga zhurma, por fatmirësisht nuk raportohet të lënduar.
Paraprakisht thuhet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.