E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Stuhi dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit për nesër

Dita e premte do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu në të gjithë vendin, me intensitet deri mesatar. Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit, reshje shiu me intensitet deri të lartë, hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër reshje në formën e dëborës. Mjegull e dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 10°C

vendet e ulëta 10°C deri në 16°C

vendet bregdetare 10°C deri në 16°C

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...