Shqipëria

Studioni në SHBA dhe iu ka skaduar viza? Ambasada Amerikane tregon se çfarë të bëni

Ambasada amerikane
               Publikuar në : 10:13 - 12/09/19 user tir

Së fundmi Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i referohet konkretisht studentëve që studiojnë në SHBA dhe që aktualisht kanë viza: “Mbajtës të vizave studentore. Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza iu ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT