Studimi: Vitamina D nuk ka asnjë ndikim te Covid-19

Një studim së fundmi ka nxjerrë përfundimin se vitamina D nuk ka asnjë efektë mbi Covid-19. Shkencëtarët kanë deklaruar se ideja që vitamina D mund të zvogëlojë ashpërsinë ndaj Covid ishte joshëse por edhe pa efekt, shkruan The Guardian.

Sipas studimit të kryer, shkencëtarët arritën në një përfundim të vetëm, që nuk ka prova se vitamina D të ketë efekt mbi Covid-19.

Studiuesit deklaruan se pasi bënë një test me disa persona të ndryshëm dhe me moshë të ndryshme, ku jo të gjithë kishin vitaminë D të njëjtë, panë se vitamina D nuk kishte asnjë efekt mbi Covid-in.

“Ekziston një mbingarkesë e informacionit në lidhje me përfitimet e vitaminës D … vitamina D është vlerësuar për shumë gjëra, edhe pse kemi të dhëna shumë të kufizuara për këtë. Ne jemi shkencëtarë, ne besojmë në të dhëna. Ne mendojmë se të dhënat sot sugjerojnë që vitamina D nuk do të mbrojë nga rezultatet e Covid” ,tha studiuesi Michael Chourdakis.