E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Studimi/ Rasti i parë me COVID-19 në Evropë, në muajin dhjetor

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Shkencëtarët francezë thonë se mund të kenë identifikuar një rast të mundshëm të një personi të prekur nga koronavirusi COVID-19 që daton në muajin dhjetor, rreth një muaj përpara se të konfirmoheshin zyrtarisht rastet e para në Evropë.

Ai që mendohet të jetë pacienti i parë i prekur nga sëmundja (në Evropë) është një shtetas frances, i cili nuk kishte kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh përpara infektimit.

Në një studim të botuar në gazetën ndërkombëtare mbi “Agjentët Mikrobikë”, mjekët në një spital në veri të Parisit rishqyrtuan kampionët e marrë nga 14 pacientë të trajtuar për pneumoni atipike në fillim të muajit dhjetor dhe në mes të janarit.

Mes tyre ishin dhe të dhënat e Amirouche Hammar, një tregtar peshku, rreth të 40-tave me origjinë nga Algjeria, i cili jeton prej vitesh në Francë e që së fundmi nuk kishte pasur ndonjë historik udhëtimesh.

Zoti Hammar i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se disa javë më parë mjekët e informuan se kishte të ngjarë që në dhjetor, ai të ishte prekur nga COVID-19.

Tashmë i shëruar plotësisht e duke luajtur futboll në kopshtin e shtëpisë së tij, zoti Hammar thotë se ndjehet i “bekuar” që ia doli të mbijetojë.

“Gruaja ime u trondit (Fatiha). Tek shihja pandeminë, valën vdekjeprurëse të saj kudo në botë mendoja: jam i bekuar, sinqerisht! Sëmundja nuk njihej asokohe. Kjo është gjëja më e keqe. Mjekët nuk dinin se çfarë të bënin. Për ta ishte një infeksion shumë, shumë i rëndë, kështu ma shpjeguan, por nuk qenë në gjendje ta gjenin çfarë ishte”, thotë ai.

Zoti Hammar, i cili vuan nga diabeti, u shtrua në spital me simptoma që mjekët thonë se ishin të ngjashme me ato që manifestohen tek pacientët me COVID-19 në Kinë dhe Itali.

Dy nga fëmijët e tij u sëmurën disa ditë pas tij. Kur mjekët rishqyrtuan kampionët e marrë nga zoti Hammar në muajin dhjetor, ata zbuluan se ishte pozitiv ndaj koronavirusin.

“Nisi si një kollë e thatë, për rreth një javë. Kisha kollë të thatë gati çdo ditë. Pastaj nisi temperatura e cila rritej çdo ditë derisa shkoi edhe mbi 40 gradë celsius, jam i sigurt. Nuk e mata, por gruaja ime më preku në ballë dhe më tha: digjesh si furrë”, tregon ai.

Lexo edhe :   Covid-19/ Braçe apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare

Profesori Yves Cohen është një nga studiuesit francezë dhe specialist i kujdesit intensiv në periferitë veriore të Parisit, ku jeton zoti Hammar, zonë e cila ka qenë veçanërisht e goditur nga COVID-19, jo vetëm për sa i takon numrit të të prekurve, por edhe vdekjeve.

Lexo edhe :   "Frikë për 6 muajt e ardhshëm", parashikimi i Gates për pandeminë

Zoti Cohen hedh poshtë mundësinë që mostrat e marra nga zoti Hammar të ishin të infektuara. Ai tha se kishin rishqytuar gjithashtu edhe skanerin e tij, pamjet e të cilit ishin të ngjashme me ato të një pacienti me COVID-19.

“Kampionët e marrë nga Hammar mund të jenë të jenë të infektuara dhe kjo është arsyeja pse bëjmë disa teste të ndryshme. Kur kryejmë dy teste, nëse mostra është e infektuar, njëri prej tyre jep informacion të pasaktë, por në këtë rast të dy ishin pozitivë.

Nuk mund ta shmangim faktin se kemi të bëjmë me COVID-19, pasi skaneri tregonte gjithashtu një gjë të tillë dhe skaneri nuk mund të infektohet”, thotë ai.

Sipas të dhënave zoti Hammar nuk duket të ketë infektuar persona të tjerë. Ai u shërua më vonë pas trajtimit me antibiotikë në repartet e kujdesit intensiv. Zoti Cohen dhe kolegët e tij thonë se rezultatet e tyre treguan se mund të ketë shumë raste të tjera të paidentifikuara me koronavirus përpara se sëmundja të zbulohej zyrtarisht në Evropë.

“Epidemia ndoshta ka filluar një muaj më përparë sesa mendojmë ne dhe kjo na mundëson të dimë më shumë rreth epidemisë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që mjekë të tjerë, qoftë në Francë, por edhe në Shtetet e Bashkuara, të kryejnë studime, që po i kryejmë aktualisht, për ta kuptuar më mirë këtë virus. Sa më mirë ta njohësh armikun, aq më efikase përgjigja ndaj tij”, thotë ai.

Disa ekspertë thonë se rezultatet janë interesante, por vështirë të jenë bindëse. Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përshkroi gjetjet si “lajme emocionuese” dhe tha se ato mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e COVID-19. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...