E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Studimi/ Jetëgjatësia juaj varet nga vendi ku e keni të depozituar dhjamin në trup

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Mbipesha është e lidhur me një rrezik më të madh për vdekjen e parakohshme. Por pjesa e trupit që e mbart yndyrën e tepërt, mund të përbëjë një ndryshim të madh. Pesha shtesë në disa vende, mund të ulë rrezikun e vdekshmërisë, ashtu sikurse mund ta rritë në vende të tjera.

Studiuesit që e botuar studimin e tyre në revistën “BMJ”, shqyrtuan 72 studime të mundshme që përfshinin më shumë se 2.5 milionë pjesëmarrës me të dhëna për yndyrën e trupit dhe vdekshmërinë. Ata zbuluan se të qenit i shëndoshë në mes, pra pasja e një beli shumë të gjerë, shoqërohej vazhdimisht me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Në të dhënat e bashkuara nga 50 studime, çdo rritje prej 10 cm në perimetrin e belit, lidhej me një rritje relative të rrezikut prej 11 për qind për vdekjen e parakohshme. Kjo lidhje ishte e rëndësishme pasi iu përshtat pirjes së duhanit, aktivitetit fizik dhe konsumimit të alkoolit.

Madhësia e belit, është një tregues i sasisë së dhjamit të brendshëm, ose dhjamit të ruajtur në bark përreth organeve të brendshme. Kjo lloj yndyre shoqërohet me një rrezik në rritje për sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, kancerin dhe sëmundjen e alzheimerit.

Por dhjami i shtuar në dy vende, duket se shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes. Tre studime treguan se çdo rritje prej 5 cm në perimetrin e vitheve, shoqërohej me një rrezik 18 për qind më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Në 9 studime që përfshinë gati 300.000 pjesëmarrës, një rritje prej 10 cm në perimetrin e vitheve të një gruaje, shoqërohej me një rrezik 10 për qind më të ulët të vdekjes së parakohshme.

“Madhësia e vitheve, është një tregues i sasisë së muskujve, që janë një element mbrojtës”, tha një nga bashkautorët e studimit, Tausif Kan, bashkëpunëtor në Universitetin e Torontos, Kanada.

“Dhe dhjami në vithe nuk është i brendshëm, por yndyrë që gjendet nën lëkurë, e cila konsiderohet e dobishme”, thekson ai. Krahasimi i madhësisë së belit me matjet e tjera trupore, zbulon akoma më shumë informacione në lidhje me rrezikun për vdekjen e parakohshme.

Duke pasur parasysh dy persona me të njëjtën madhësi të kofshëve, personi me bel më të gjerë është më i rrezikuar për të vdekur para kohe. Për shembull, kini parasysh një burrë me një bel me perimetër 86 cm dhe vithe me perimetër 94 cm, dhe një tjetër me të njëjtën madhësi të vitheve, por me një bel 104 cm.

Rreziku relativ i vdekjes i këtij të fundit, zbuluan studiuesit, ishte pothuajse 50 për qind më i lartë. Ndryshimet e vogla në raport bel-vithe bëjnë një ndryshim të madh: Në 31 studime që raportuan raportin, çdo rritje prej 0.1 njësi në raportin bel-vithe shoqërohej me një rrezik relativ të vdekjes prej 20 për qind më të lartë, me një lidhje më të fortë tek gratë sesa tek burrat.

Humbja e peshës së tepërt, është sigurisht e dëshirueshme nga të gjithë. Por ndoshta nuk ka asnjë mënyrë për të rishpërndarë peshën, ose për të humbur peshë vetëm në bel. “Nuk funksionon në këtë mënyrë. Ju duhet të zvogëloni peshën e përgjithshme trupore, dhe kjo gjithashtu zvogëlon edhe dhjamin në pjesën qendrore të trupit”, thotë dr. Kan.

Ekziston ndërkohë një mënyrë për të bashkuar shumë prej këtyre faktorëve të ndryshëm në një matje të vetme, duke përdorur një formulë të quajtur ABSI, ose një indeks i formës trupore. Kjo llogaritje përfshin jo vetëm peshën dhe gjatësinë, si BMI-ja, apo indeksi i masës trupore, por edhe moshën, gjininë dhe perimetrin e belit.

Autoret e studimit, jonë se ajo mund të japë një vlerësim më të saktë të rrezikut. ABSI përdoret kryesisht si një mjet kërkimor, por çdokush mund ta llogarisë atë vetë në këtë uebsajt:https://www.fatcalc.com/absi. Çdo rritje me 0.005 njësi e ABSI, shoqërohej me një rrezik 15 për qind më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

“Mesazhi i studimit, është të matni vazhdimisht madhësinë e belit tuaj. Kjo është më e rëndësishme sesa një matje e thjeshtë e peshës trupore. Ju mund të keni një peshë dhe indeks të masës trupore (BMI) normale, por nëse beli juaj është shumë i madh, kjo ju vë në një rrezik shumë të madh”, thekson Dr.Kan.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2020/10/01/well/live/where-you-carry-body-fat-may-affect-how-long-you-live.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...