E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Studimi/ Ja pse të shkruarit me dorë i bën fëmijët më të zgjuar

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Profesorja Odri der Mer në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), kërkon nga Ministria e Arsimit në vend, që fëmijët të trajnohen sadopak për shkrimin me dorë në shkollë. Kjo pasi rezultatet nga disa studime, kanë treguar sesi fëmijët dhe të rriturit, mësojnë më shumë dhe mbajnë mend më mirë kur shkruajnë me dorë.

Tani një studim tjetër konfirmon të njëjtën gjë: zgjedhja e shkrimit me dorë, mbi përdorimin e tastierës në kompjuter bën që fëmijët të mësojnë dhe kenë një kujtesë më të mirë. Van der Mer dhe kolegët e saj e kanë vënë re këtë gjë disa herë, në fillim në vitin 2017 dhe tani në vitin 2020.

Në vitin 2017, ajo shqyrtoi aktivitetin e trurit tek 20 nxënës. Tani ajo ka botuar një studim në të cilin shqyrtoi aktivitetin e trurit të 12 të rinjve dhe 12 fëmijëve. Kjo ishte hera e parë që fëmijët merrnin pjesë në një studim të tillë.

Të dyja studimet u kryen duke përdorur një EEG për të gjurmuar dhe regjistruar aktivitetin e valëve së trurit. Pjesëmarrësit mbanin në kokë një kapuç me mbi 250 elektroda të bashkangjitura. Truri prodhon impulse elektrike kur është aktiv. Sensorët në elektroda janë shumë të ndjeshëm, dhe matin saktë aktivitetin elektrik që zhvillohet në tru.

Çdo ekzaminim zgjati 45 minuta për person, dhe studiuesit morën 500 sinjale në sekondë. Rezultatet treguan se truri si tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët është shumë më aktiv kur njeriu shkruan me dorë, sesa kur shtyp në tastierën e kompjuterit.

“Përdorimi i stilolapsit dhe letrës, i jep trurit më shumë mjete se ku të ruajë kujtimet e veta. Shkrimi me dorë, krijon shumë më shumë aktivitet në pjesët sensorimotorike të trurit. Shumë shqisa aktivizohen kur stilolapsi shkruan mbi letër, kur ti sheh letrën ku shkruan dhe dëgjon tingullin që krijon gjatë shkrimit. Këto përvoja shqisore, krijojnë kontakt midis pjesëve të ndryshme të trurit, dhe e hapin më shumë trurit ndaj të mësuarit. Që të dyja ato mësojnë më mirë dhe kujtojnë më mirë”- thotë Van der Mer.

Ajo beson se studimet e saj dhe të të tjerëve, theksojnë rëndësinë që fëmijëve të nxiten të vizatojnë dhe shkruajnë në moshën e hershme, sidomos në shkollë. Realiteti i sotëm digjital, bën që koha e kaluar para ekraneve digjitale, të zërë një pjesë e madhe të jetës së përditshme të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Një sondazh në 19 vendeve të BE-së, tregon se fëmijët dhe adoleshentët norvegjezë kalojnë më shumë kohë në internet. Smartfoni është një shoqërues i vazhdueshëm i tyre, i ndjekur nga afër nga kompjuteri dhe tableti. Sondazhi tregon se fëmijët norvegjezë të moshës 9-16 vjeç, kalojnë gati 4 orë në internet çdo ditë, dyfishi në krahasim me vitin 2010.

Van der Mer mendon se të mësuarit digjital ka shumë aspekte pozitive, por gjithsesi ajo nxit praktimin e qëllimshëm të shkrimit të dorës. “Duke pasur parasysh zhvillimet e  viteve të fundit, ne rrezikojmë që një ose më shumë gjenerata ta humbasin aftësinë për të shkruar me dorë. Kërkimi ynë dhe i të tjerëve, tregon se kjo do të ishte një pasojë shumë e dëmshme e rritjes së aktivitetit dixhital”- thotë Mer.

Ajo beson se duhet të ketë udhëzime kombëtare, sipas të cilave fëmijët të marrin të paktën një trajnim minimal të shkrimit të dorës çdo ditë. “Disa shkolla në Norvegji janë bërë plotësisht dixhitale, dhe po e anashkalojnë shkrimin e dorës. Shkollat ​​finlandeze janë edhe më të digjitalizuara se sa në Norvegji. Shumë pak shkolla, ofrojnë orë ku fëmijët trajtohen të shkruajnë me dorë”- thotë Van der Mer.

Në debatin rreth shkrimit të dorës apo përdorimit të tastierës në shkollë, disa mësues besojnë se tastierat krijojnë më pak zhgënjim tek fëmijët. Ata thonë se fëmijët mund të shkruajnë më shpejt tekste më të gjata, dhe janë më të motivuar të shkruajnë, pasi e shohin veten më të aftë përballë një tastiere.

“Të mësosh të shkruash me dorë është një proces pak më i ngadaltë, por është e rëndësishme që fëmijët të kalojnë nëpër fazën e lodhshme të të mësuarit në këtë formë. Lëvizjet e ndërlikuara të duarve, dhe formësimi i shkronjave janë të dobishme në disa aspekte.

Nëse përdorni një tastierë, ju bëni të njëjtën lëvizje për secilën shkronjë. Shkrimi me dorë, kërkon kontroll të aftësive dhe shqisave tuaja motorike. Është e rëndësishme që ta ushtroni trurin përmes një gjendje mësimore sa më shpesh të jetë e mundur”- thotë Van der Mer.

“Truri ka evoluar për mijëra vjet. Që ai të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ne duhet të përdorim të gjitha shqisat tona, të dallim në natyrë, të provojmë të gjitha llojet e motit dhe të takojmë njerëz të tjerë. Nëse nuk e sfidojmë trurin tonë, ai nuk mund të arrijë potencialin e tij të plotë. Dhe kjo mund të ndikojë edhe në ecurinë e fëmijëve në shkollë”- thekson Van der Mer.

Burimi i lajmit: https://www.eurekalert.org/pub_releases/2020-10/nuos-wwb100120.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...