E martë, 27 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Studimi/ Intubimi për shkak të Covid-19, mund të jetë më pak i rrezikshëm se sa mendohej

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Procedurat si futja ose heqja e tubave të frymëmarrjes tek një pacient, të cilat mendohej se përbëjnë një rrezik serioz të transmetimit të Covid-19 tek punonjësit e shëndetësisë, prodhojnë më pak aerosole sesa një kollitje normale, sipas një studimi të ri të botuar të martën.

Një shqetësim i veçantë për mjekët dhe infermierët gjatë pandemisë, ka qenë se intubimi – procedura kur vendoset një tub në rrugët e frymëmarrjes së pacientit, për ta ndihmuar ata të marrë frymë, mund të krijojë një mjegull të imët grimcash virale, dhe të krijojë kësisoj një rrezik për infektimin e personelit spitalor.

Kjo i kishte nxitur autoritetet shëndetësore në Britani t’i klasifikonin intubimet si “procedura gjeneruese të aerosolit”, gjë që do të thotë se punonjësit e stafeve spitalore kanë nevojë për aparatet e frymëmarrjes dhe pajisje mbrojtëse personale të nivelit të lartë, teksa sallat e operacionit duhet të pastrohen duke përdorur një teknikë të veçantë për të hequr aerosolët.

Studiuesit thonë se përdorimi i kësaj teknike, e ka ngadalësuar punën në sektorin e kirurgjisë, duke sjellë krijimin e një listë të gjatë të pritjes nga pacientët.

Por një studim i ri i botuar në “Anaesthesia”, revista e Shoqatës së Anestezistëve Britanikë, zbuloi se si intubimi ashtu si edhe heqja e tubit të frymëmarrjes pas operacionit, prodhojnë shumë më pak aerosole sesa ishte supozuar më parë.

Ndërsa kërkimi nuk u krye tek pacientët me Covid-19 për arsye sigurie, autorët nga Universiteti i Bristolit dhe spitalet në Bristol dhe Bath, kërkuan rivlerësimin e niveleve të rrezikut të këtyre procedurave.

“Rezultatet sugjerojnë se futja e tubit të anestezisë, nuk duhet të konsiderohet një procedurë me një rrezik të lartë”- thanë autorët e studimit. “Ne nuk zbuluam asnjë rritje të grimcave të aerosolizuara gjatë ventilimit me maskë në fytyrë, apo përpjekjeve të përsëritura të intubimit”-shkruan ata. “Kjo pasqyron praktikën tipike klinike nga ana e anestezistët me një sërë përvojash, duke ofruar siguri të mëtejshme në lidhje me nivelin e ulët të gjenerimit të aerosolit”.

Lexo edhe :   Presidenti gjerman mbi pandeminë: Jo një politikë ''secili për vete''
Lexo edhe :   Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Më të rrezikshme janë kollitjet

Studiuesit punuan për të përcaktuar sasinë e aerosoleve të gjeneruara gjatë procedurave të ndryshme të anestezisë, nga futja dhe heqja e tubave nga rrugët e frymëmarrjes së pacientëve, si dhe mjete të tjera ndihmëse të frymëmarrjes, në mjediset spitalore.

Ata vëzhguan 19 procedura futje në intim dhe 14 të heqjes së tubave, dhe konstatuan se  përkundër pritshmërive se futja në intubim gjeneronte afërsisht të një të mijtën e aerosolit të gjeneruar nga një kollitje e vetme.

Heqja e tubit prodhoi më shumë aerosol, veçanërisht kur shoqërohej me një kollë të dobët, e cila ndonjëherë ndodh kur pacientët rifillojnë të marrin frymë vetë. Por studiuesit thanë se kjo ishte ende më pak se 25 për qind e asaj të prodhuar nga një kollitje e vullnetshme.

Autorët vërejnë se studimi i tyre ishte i kufizuar, pasi ata nuk ishin në gjendje të studionin drejtpërdrejt rrezikun e transmetimit të koronavirusit të ri, duke shtuar se “interpretimi i tyre qëndron në lidhjen e pranuar gjerësisht, midis gjenerimit të aerosolit dhe rrezikut të infektimit”.

Ata thanë se ky studim mund të ketë ndikim në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse në spitale, e cila ndahet në bazë të asaj se sa e rrezikshme konsiderohet një situatë e caktuar.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2020-10-covid-intubation-risky.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...