Shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim për një efekt anësor të vaksinës AstraZeneca, që ka të bëjë me mpiksjen e gjakut, që është raportuar nga disa persona.
Dy ekipe të veçanta kërkimore në Gjermani dhe Norvegji zbuluan se vaksina mund të shkaktojë në raste shumë të rralla që trupi të sulmojë trombocitet e tij të gjakut, duke shkaktuar mpiksje vdekjeprurëse në tru, shkruan Daily Mail.
Ekspertët thanë se pacientët që vazhduan të zhvillojnë mpiksjen e trurit kanë të ngjarë të vuajnë nga dhimbje koke të forta, marramendje dhe humbje të shikimit në ditët pas vaksinimit.
Ata besojnë se gjendja mund të diagnostikohet me një test të thjeshtë gjaku dhe të trajtohet shpejt me ilaçe për hollimin e gjakut. Studiuesit gjermanë gjetën shenja të një lloji të antitrupave që formohen në përgjigje të inflamacionit në disa njerëz dhe sulmon trombocitet në nëntë njerëz që zhvilluan mpiksje pasi morën AstraZeneca.
Këto antitrupa shkatërrojnë trombocitet dhe, për të kompensuar humbjen, trupi mbiprodhon trombocitet, duke shkaktuar mpiksjen e tyre.
Ekipi gjerman, i cili bashkëpunoi me shkencëtarë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Austri, tha se gjetjet e tij do të thotë që njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga vaksina.