Studimi/ COVID-19 mund të qëndrojë 21 ditë tek sytë e të infektuarve (VIDEO)

Studimet që kryhen mbi koronavirusin, kanë dalë në përfundime të frikshme. Jo vetëm që virusi mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra, por studiuesit janë të mendimit se transmetimi është tek sytë.

Studimi më i ri ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund të qëndrojë në sytë e pacientëve të infektuar për javë të tëra. Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Itali, zbuluan se virusi vijonte të qëndronte në sytë e një gruaje 65-vjeçare për 21 ditë, pasi ajo filloi të shfaqte simptoma.

Po kështu, studiuesit janë hasur edhe me raste të personave që u skuqen sytë, si pasojë e koronavirusit. Edhe pse koronavirusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes spërklave të pështymës dhe mukusit nga kollitja dhe teshtitja (dhe ndoshta të folurit dhe frymëmarrja), studimi i ri vë në dukje se pse është kaq e rëndësishme që të mos prekni fytyrën apo sytë në këto kohë.

Këshilla e vlefshme për këdo është që të mbajnë distancë prej të paktën 2 metra. Një video e ngadalësuar tregon trajektoren e teshtitjes që mund të arrijë deri në rreth 8 metra.