Studentët kanë marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me protestën që vijon prej 15 ditësh. Mësohet se protesta do të vijojë deri të premten, për t’u ndërprerë më pas për këtë vit.
Kjo pasi studentët e rretheve janë të shumtë dhe pritet të largohen drejt familjeve të tyre, për pushimet e fundvit. Ndërkohë, protesta do të rikthehet në janar, për të kërkuar sërish plotësimin e 8 kërkesave.
Për sa i përket ditës së sotme, studentët kanë nisur të mblidhen tek korpusi universitar e më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.