E martë, 14 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Studentët kërkuan anulimin e tarifës, ja përgjigjja e Besa Shahinit

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Studentët i kanë kërkuar para disa javësh Ministrisë së Arsimit të anulojë tarifën e këtij viti akademik, për shkak të pandemisë.

Disa ditë më parë Lëvizja për Universitetin zhvilloi një protestë para MASR, ku depozitoi edhe një peticion me 8 mijë firma.

Arsyet sipas studentëve pse duhet të anulohet tarifa:

1. Jemi tre muaj pa punë, ne dhe prindërit.

2. Mbi gjysmën e vitit akademik nuk kemi qenë në fakultete.

3. Mësimi online ka qenë i paplotë dhe diskriminues.

4. Kemi tarifat më të larta në rajon dhe buxhetin më të ulët.

5. Jemi lodhur duke paguar shtrenjtë për gjithçka (libra, strehim, transport, ushqim, etj).

Ndërkohë, së fundmi, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u është përgjigjur studentëve, duke bërë me dije se nuk do të hiqet tarifa.

Ministria u bën thirrje që të drejtohen pranë universiteteve për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe për bursat e ekselencës.

MASR thekson se ka shlyer të gjitha detyrimet financiare, ndaj universiteteve publike dhe u bën thirrje studentëve që kanë pasur vështirësi gjatë mësimeve online, që të bëjnë kërkesa pranë universiteteve, për leksione shtesë.

Përgjigjja për shkresën “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020”:

“Të nderuar, Pas një proteste para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) më datë 17.06.2020, u pranua dhe u protokollua letra e pa firmosur me titull: “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020.”

MASR është gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe angazhohet plotësisht në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë. Kjo është dëshmuar qartë edhe me politikën e “Paktit për Universitetin”, një prej sipërmarrjeve më domethënëse të MASR si në aspektin financiar, shkencor dhe administrativ – e përkthyer ndryshe – një prej dëshmive më të mira të qasjes dhe mbështetjes së zërit dhe përmirësimit të jetës studentore, përfitues direkt të së cilit është edhe grupi i studentëve që protestoi më datë 17 qershor.

Përkundër dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19, MASR duke e konsideruar si një politikë të rëndësishme me fokus kryesor studentët, ka vazhduar “Paktin për Universitetin” duke ndjekur këtë vit alokimin e fondeve pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

MASR ka shlyer që në janar detyrimet financiare ndaj të gjithë IAL-ve nga buxheti i shtetit. Viti 2020-të është edhe viti më i mirë deri tani për sa i përket kontributit të buxhetit të shtetit në subvencionimin e kostos së studentit, përqindja e së cilit është në fashën 75-98% në IAL-të publike.

Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve.

Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë.

MASR vijon të jetë mbështetësja më besnike e studentëve dhe sa më shumë që të konkretizohet angazhimi i tyre në universitet dhe për universitetin, aq më shumë do të rriten gjasat në përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në universitet.

Rruga e Durrësit, nr. 23, mirëpret studentët në çdo kohë: qoftë si vizitorë, si praktikantë apo si protestues, dhe i garantojmë se janë gjithmonë të mirëseardhur. Por, ndryshimi që studentët dhe MASR duan ta shohin në universitet, do të ndodhë vetëm kur angazhimi i studentëve për ndryshim të fillojë të përqendrohet më shumë në universitet se sa para MASR.

Me respekt, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...

Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të mërkurën, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime...

“Mendoni për të nesërmen”, Manastirliu poston foton e pacientit në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë. Ajo ka ndarë me...

Pse Meta dhe Basha i shmangen debatit për listat e hapura

Nga: Alfred Peza Një nga tezat që liderët politikë të opozitës së rrugës kanë artikuluar sëfundi rreth ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore, është se mazhoranca...