E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Studentët ekselentë në administratë/Ramës nuk i del inati: Ngelësi bën bujë

Kryeministrit Rama nuk i del inati me mediat, të cilat sipas tij, abuzojnë duke humbur lajmin që përcillet prej tij. Ai e ka vënë theksin tek punësimi i studentëve ekselentë në administratë, e ndërsa ata që bëjnë me shumë bujë janë ngelësit. Gjatë mesditës së sotme, Rama ka mbajtur një takim me 373 studentët ekselentë fitues të Platformës ‘Punë të Mbarë’, të cilët kanë fituar një vit pune në administratë, për shkak të rezultateve në universitet.

Në fjalën e tij, Rama tha se administrata është një nga pikat kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE. “Ligji i ri përcakton se për të marrë një vend pune në administratë, duhet një eksperiencë e caktuar. Në kushtet tona, kjo është një domosdoshmëri që administrata të fillojë të marrë fytyrën e më të mirëve.

Ky ligj është i miratuar sipas standarteve të BE. Këtë mësim na e dha protesta e studentëve. Studentët e ekselencës do të punësohen për një vit në administratë. Gjatë këtij viti, ata do të kenë mundësi që të njihen akoma më shumë në vendin e punës”, tha Rama.

Po kështu, kryeministri nuk hezitoi të thumbonte sërish mediat dhe studentët ngelës, siç i quan ai. “Në lajme del një student ngelës që del dhe bërtet për pedagogun e korruptuar. Këta 373 të tjerë që kanë mësuar, nuk dalin në lajme. Lajm përbën ai ngelësi që bërtet, këta jo”, deklaroi Rama.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...