Shqipëria

Strukturat doganore bllokojnë 24,700 litra naftë kontrabandë, gjobitet biznesi

               Publikuar në : 11:50 - 18/08/19 Enno

Një karburant në Cërrik është gjobitur me 6.8 milionë lekë, pasi biznesi kishte mungesë të dokumentacioneve.

Pas kontrollit të zhvilluar në këtë biznes, policia bllokoi 24,700 litra naftë. Drejtoria e Hetimit sekuestroi dokumentacionet, mori deklarimet nga pronarët e biznesit dhe mori mostra për analizat e mëtejshme të lëndës djegëse. Hetimorët dyshojnë se biznesi ka manovruar me shifrat e lëndës që do tregtohej dhe morën mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.

Për këtë rast u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)”, parashikuar nga neni 179 i K.Penal, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Ndryshimi në aparatet matëse”, parashikuar nga neni 182 i K.Penal.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT