E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Stresi arratiset në Kosovë: Dola nga turma e protestuesve me makinë funerali

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si ”Stresi’’, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, është arratisur në Kosovë. Stresi ka rrëfyer për një emision në vendin fqinj, se si arriti të dilte nga protesta me makinë funerali deri në Laç dhe më pas nga Shqipëria.

”Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi ditur që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok timin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha ai.

Pak orë më parë. Stresi ka bërë sërish thirrje në rrjetet sociale për protestë në orën 18:00, teksa shkruan se nuk ka asnjë synim politik, por kërkon drejtësi.

“T’u mendu për nesër në orën 18:00 unë jam me ju nesër sapo të mblidheni me shumicë do jem aty si fantazëm ju betohem në Zot se s’kam asnjë synim politik s’më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë. Nesër më dërgoni të gjithë informacionet-videot postoblloqet që të jem pjesë e protestës dhe të bëhem me ju”, shkruan Stresi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...