Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delaiwe tha se e sheh pozitive Strategjinë e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit.
Sipas tij, brenda saj ka shumë elemente të rëndësishme për Kosovën që janë pozitive. “Ajo më pozitivja është se thotë se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën do të jenë në gjendje që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Delawie.
Ai shtoi se udhëheqësit duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre për t’i ofruar ndryshimet që priten. Delawie foli edhe për marrëdhëniet Kosovës-Serbi, ku theksoi se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale-shkruan RTV 21.
“Dokumenti i BE-së qartazi e thotë se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale mes shteteve anëtare të saj dhe thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë një ujdi detyruese dhe duhet ta bëjnë këtë urgjentisht”-shtoi Delawie.
Si një mik i Kosovës, ai tha se Kosova duhet të punojë në marrëdhëniet me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjë për interesin personal, po ashtu duhet ta bëjë edhe për t’i përmbushur ambiciet për BE-në. “Nuk dëshirojë që Kosova të mbetet prapa”, përfundoi ambasadori.