“Stop me hilet e karagjozllëqet”, Rama: Lus Zotin që ata dy pleq, të mos ikin nga kjo botë

Kryeministri Rama ka ndarë me qytetarët një rast, ku një person ka thyer rregullat, duke u përcjellë koronavirusin prindërve të tij. Rastet po shtohen nga dita në ditë, por shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar se kjo është një luftë e vazhdueshme, deri në daljen e një vaksine.

Kreu i Qeverisë Edi Rama, ka përcjellë një lajm aspak të mirë, të një personi i cili jo vetëm që ka shkelur rregullat e karantinimit, por është kthyer edhe në burim infeksioni për prindërit e tij.

Djali me Covid-19, pa simptoma, ka thyer rregullin duke dalë nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. Prindërit kanë dalë të dy pozitivë. Ata janë në risk, pasi shëndeti i tyre është problematik.

Rama paralajmëron se për djalin do të nisin hetimet, dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht.

Statusi

🔴 NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË😢😡

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lexo edhe :   Ulen ndjeshëm rastet e reja, 5 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M🚫S! M🚫S! M🚫S!

🔴 STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË🚫