E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Stoltenberg thekson rrezikun që paraqet Kina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje të premten Evropës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të mbështesin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilat po sfidohen nga Rusia dhe Kina. Ai e përshkroi fuqinë në rritje të Pekinit si një çështje përcaktuese.

Fuqia në rritje e Kinës po riformëson përparësitë e aleancës Atlantike, e cila tradicionalisht është përqendruar tek kërcënimi që vjen nga Rusia, por tashmë po kërkon një konsensus mes vendeve perëndimore që Pekini nuk është më një partner i parrezikshëm tregtar.

“Kina dhe Rusia po përpiqen të rishkruajnë rregullat për interesa të tyret”, tha zoti Stoltenberg gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u mbajt virtualisht.

“Ngritja e Kinës është një çështje përcaktuese për komunitetin transatlantik, me pasoja të mundshme për sigurinë tonë, begatinë dhe mënyrën tonë të jetës”, tha zoti Stoltenberg nga Brukseli përmes një fjalimi të mbajtur virtualisht.

Megjithëse Rusia do të vazhdojë të mbetet kundërshtari kryesor i NATO-s gjatë kësaj dekade, aleanca po shqyrton përfshirjen e Kinës në dokumentin zyrtar të strategjisë kryesore të NATO-s, “Konceptin Strategjik” të saj, për t’u përballur me ngritjen e saj ushtarake.

Zoti Stoltenberg tha se aleanca prej 30 anëtarësh mund të krijojë gjithashtu lidhje më të ngushta me vendet jo anëtare të NATO-s si Australia dhe Japonia./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...