Skënderbeu rikthehet në stërvitje pas dy barazimeve të marra në Superligë, për të përgatitur ndeshjen e Europa League, përballë Dinamos së Kievit. Nuk ka qenë një stërvitje normale për ekipin, pasi qyteti i Korçës është gdhirë i mbuluar nga dëbora.
Për Skënderbeun kjo ndeshje duhet fituar me çdo kushte, për të shpresuar deri në ndeshjen e fundit nëse do të vazhdojë përtej grupeve, apo jo. Daja gjithmonë është shprehur se ekipi i tij do të ketë objektiv primarë kampionatin dhe tani me kaq mungesa e dëmtime, nuk pritet të shohim një Skënderbe agresiv në këtë përballje me kreun e grupit Dinamon e Kievit.