Lionel Messi ka shënuar edhe një natë më parë në finalen e Copa del Rey, por që Messi shënon nuk përbën më lajm. Goli që ka shënuar ylli argjentinas një natë më parë ka qenë i 40 në të gjitha kompeticionet, një rekord prej “jashtëtokësori”.E veçanta është se ai e ka bërë këtë për 9 sezone radhazi. Pra për 9 sezoni njëri pas tjetrit, argjentinasi ka shënuar mbi 40 gola. Më poshtë renditja e golave sezon pas sezoni.
2009/10: 47
2010/11: 53
2011/12: 73
2012/13: 60
2013/14: 41
2014/15: 58
2015/16: 41
2016/17: 54
2017/18: 40