E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

“S’po shkoj në palestër dhe shëtitje nga liqeni”, Neritan Ceka: Opozita është serioze

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka, ka shprehur disa pakënaqësi për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, por në vija të përgjithshme thotë se githçka është menaxhuar mirë. Në një lidhje skype me “Fax News”, ai u shpreh se në javën e parë të shpalljes së pandemisë në Shqipëri, u bënë disa gabime. Sipas tij, në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militant. Po sipas tij, vendi ynë është gjetur i papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, ku duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim. Referuar ndryshimit të stilit të tij të jetës, pas izolimit nga COVID-19, Neritan Ceka thotë se përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk ka patur ndonjë ndryshim të madh personalisht.

“Përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të madh për mua personalisht. Ka qenë një gjë e papritur për të gjitha vendet, e gjithë bota është gjetur jo gati për këtë situatë. Shqipëria ka pasur një rast të ngjashëm në ’97, kur shumë qytetarë u mbyllën nëpër shtëpi.

Shqipëria u gjet e papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim, por në përgjithësi gjithçka është menaxhuar mirë. Në javën e parë u bënë disa gabime, pasi një eufori se Shqipëria do të ishte e paprekur, gjë që ishte e gabuar, sa kohë që 1/6 e shqiptarëve ndodhen në Itali, që ishte vatra më e nxehtë.

Në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militantë, kur në fakt dolën në pahë përgjegjësit e pavionëve, të cilët duhet të qendrojnë në krye. Dua të pyes këta ministrat tanë që kanë mbivlerësuar ekspertët e huaj, ku i keni ata sot? Është krijuar një ide sikur në vendin tonë mungojnë specialistët, gjë që nuk është e vërtetë, pasi kjo situatë nxori në pah se ne i kemi njerëzit e kualifikuar”, tha Ceka.

Lexo edhe :   Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Referuar rolit të opozitës, Ceka e vlerësoi atë si bashkëpunues dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se ndryshimet në Kodin Penal që kaluan në Kuvend ishin të panevojshme.

Lexo edhe :   Meta takim për Covidin/ Mjekët: Të rriten testimet e të gjurmohen rastet

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sjellin një pjesë të mirë të remitancave në Shqipëri, janë këta persona që mbajnë motra dhe vëllezër në Shqipëri, dhe ditën kur patën nevojë për shtetin shqiptar, ata u lanë në mes të rrugës. Shteti duhet të ishte aty, kur ata kishin nevojë, ti merrte dhe ti fuste në karantinë pa pagesë. Sjellja e shtetit shqiptar ka qenë poshtëruese.

Roli i pozitës është vendosur vetëm në dorën e një njeriu, ndërkohë që është për tu vlerësuar sjellja që ka pasur opozita. Në Itali del dhe komunikon me publikun vetëm drejtori i mbrojtjes civile, kurse te ne njëherë del minitrja, njëherë tjetër del zëvendësja e saj. Nuk ka një figurë qendrore dhe të besueshme. Opozitën e kam parë që të jetë serioze dhe objektive. Një pjesë e mirë e propozimeve të saj, në fillim u refuzuan dhe më pas u pranuan, pa cituar autorë.

Unë mendoj se te ne nuk do të ketë një përsëritje të virusit, pasi shifrat dhe të gjithë treguesit janë pozitiv. Parlamenti duhet të ishte marrë me çështjet ekonomike, pasi ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të sjellin asnjë të arrestuar. Asnjë prokuror nuk do të donte që ti ndiqte çështje të tilla. Amnistia fiskale është show i radhës, ai që ka punuar në të zezë, nuk mund të mbledhë 1 milionë euro. Ai që mbledh portokalla, nuk do të bjerë miliona euro. Kemi pasur plot amnisti në ndërtim, dhe atje janë hedhur lekët. Nuk duhet bërë, pasi do të godiste ata që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ceka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions League/ Monchengladbach ”shtyp” Shakhtarin, City merr kualifikimin

Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 4 të fazës së grupeve në Champions League. Borussia Monchengladbach ka shktërruar Shaktarin e Donjetskut, duke...

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...