E mërkurë, 16 Qershor, 2021
21.5 C
Tirana

Spitalet në kolaps? Rama: Opozita një çetë e çakërdisur, pa vizion dhe ide

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e pandemisë dhe tejmbushjen e spitaleve.

Rama thotë se opozita do t’i fusë ankthin qytetarëve, dhe siguron se spitalet nuk janë në kolaps pasi shifrat në krahasim me Europën e vërtetojnë diçka të tillë.

Për Ramën do të jenë edhe disa muaj të vështirë, por ai premton se në fund shqiptarët do t’ia dalin dhe do të dalin edhe më të fortë.

Postimi i Ramës në Facebook

Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

KINI BESIM, BËNI DURIM, JINI TË KUJDESSHËM PËR VETEN E TË DASHURIT TUAJ, RESPEKTONI RREGULLAT, MOS BINI PRE E LAJMEVE TË RREME, FABRIKIMEVE POLITIKO – MEDIATIKE DHE TEORIVE TË KONSPIRACIONIT!

KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!

 

Lexo edhe :   “Tre tenorëve” të opozitës nuk ka kush t'i shkruaj
Lexo edhe :   Arma më e fuqishme e Opozitës

 

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë. Në dreq do të shkojmë

Nga: Mentor Kikia Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur...

Alarmi: Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike

Më shumë se gjysma e produkteve të njohura kozmetike që shiten në SHBA dhe Kanada ka gjasa që të përmbajë nivele të larta të...

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...