E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Spiropali ia faturoi opozitës, policia jep detajet për tritolin ndaj shtyllës

Një sasi tritoli i është vendosur sot një linje transmetimi të energjisë në Laç. Lidhur me ngjarjen ka reaguar menjëherë Spiropali, e cila lë të kuptohet se përgjegjëse për veprimin është opozita.

Policia ka dhënë detaje rreth shpërthimit të një shtylle tensioni në zonën e Thumanës në Fushë Krujë, lajm i bërë fillimisht i ditur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Sipas policisë, linja është dëmtuar më lëndë eksplozive në fshatin Krastë të Thumanës.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

I vihet tritol shtyllës në Laç, Spiropali ia hedh fajin opozitës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...