Kuriozitete

Spiropali e quajti “Bes Kallaku i Portokallisë”, reagon aktori: Lele, kaçurrele ti

               Publikuar në : 13:29 - 13/06/19 S.N

Një ditë më parë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali reagoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter duke bërë pjesë të tij edhe aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku.

“E gjeta konsensusin te këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i ‘Portokallisë’. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, por edhe për të mos harruar gazin”, shkruante Spiropali.

Mirëpo ashtu siç pritej, ka reaguar aktori i humorit duke iu drejtuar Spiropalit me fjalët: “Lele, kaçurrele ti”.

“Më falni për vonesën, por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”, ka shkruar Besi, ku dozat e humorit siç mund ta vini re, nuk kanë munguar.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT