E enjte, 17 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Spiropali bën ‘fajtor’ ndërtuesit: Do t’i godasim fort ata që kanë abuzuar

“Do të godasim ndërtuesit abuzues”, ky ka qenë mesazhi që ka dhënë sot zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Sipas saj, mbi 2000 banorë janë sistemuar në hotelet e bregdetit të Durrësit. Ajo ka shtuar se deri tani janë bërë verifikime.

“Bëra një takim me shtabin e përgjithshëm në Durrës dhe u informova se 24 grupe të verifikimit kanë bërë 850 verifikime për t’u siguruar që rrezikshmëria të përjashtohet si mundësi, pastaj për të bërë akte konstatimi mbi vlerësimin e dëmet.

Këto grupe janë duke punuar, kanë një kalendar për të gjitha lagjet e Durrësit, po punohet edhe në Tiranë për të evidentuar dëmet në banesa. E kuptojmë ankthin e këtyre banorëve që janë të paduruar për të marrë një përgjigje për banesat e tyre.

‘Rregulla të reja loje’ Kryeministri tregon se çfarë do ndryshojë brenda muajit

2000 banorë janë në hotele në bregdetin e Durrësit. Është bërë një punë e mirë. Ka edhe të tjerë që janë ende të pasistemuar, e para është siguria, u bëj thirrje banorëve të mos hyjnë në banesat me rrezik. Duhet t’u japim shpresë njerëzve me projektin e rindërtimit.

Dje kaluam buxhetin, ka një paketë të tërë për familjarët e të dëmtuarve dhe atyre që humbën jetën, por do të përfshijë edhe fonde të tjera. Lagjet e reja do të jenë të qëndrueshme dhe pse jo për të goditur dhe gjetur fajtorë aty ku ka, për ndërtime apo ndërhyje të paligjshme“, tha Spiropali.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Holanda, analizë taktike e “oranje”-ve të De Boer dhe 3-5-2 i tij

Pas një periudhe stresuese 6-vjeçare në të cilën ata dështuan të kualifikohen për Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, Holanda është përsëri në...

Endrju Ur, gjeologu britanik që u përpoq të rikthente në jetë një kufomë

Shekulli XIX -të ishte i mbushur me eksperimente mjekësore,të cilat sipas standardeve të sotme të mjekësisë, duken absurde dhe shumë të rrezikshme. Gjithsesi, ajo...

Superhero me probleme ankthi? Reynolds flet për personazhin në film dhe veten

Ryan Reynolds këmbëngul se nuk ka motive të caktuara propagandistike pas personazhit të tij ironik Michael Bryce, i cili është në terapi në filmin...

“U eleminua për larje hesapesh”, detajet e rënda për 25-vjeçarin

25-vjeçari Fridman Xhaferraj u eleminua për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë...

Eriksenit do t’i vihet një ICD në trup që t’i godasë zemrën po ndaloi përsëri

Kristian Eriksen do të pajiset me një aparat ‘starter’ për zemrën, sipas konfirmimit të ekipit kombëtar danez. Mesfushori i Interit u rrëzua në fushë gjatë...