Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

SPECIALE / PS, LSI, PDIU dhe PSD kandidojnë sërish problematikët

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje kanë bërë publike listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18-qershorit, zgjedhje të cilat Partia Demokratike ka vendosur t’i  bojkotojë.

Në listat e renditura për 12 qarqet e vendit vërehet kandidimi i personave që janë akuzuar për veprimtari të paligjshme dhe që gjenden nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Interpoli, siç është rasti i deputetit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi, i cili kryeson listën e kësaj partie për Qarkun e Elbasanit.

Por, duket se një pjesë e mirë e këtyre deputetëve u kanë manovruar ligjit të Dekriminalizimit, i cili po rezulton jo efektiv, kur partitë kanë vendosur të kandidojnë sërish persona me të shkuar problematike.

Ligji për Dekriminalizimin

Neni 1, pika 2 i këtij ligji parashikon se “ka për objekt mbrojtjen e integritetit dhe mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve te qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj (…) nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave, të cilët kanë kryer apo kanë tentuar të kryejnë vepra penale dhe/ose janë përdorues të substancave narkotike, sipas përcaktimeve të këtij ligji.”

KANDIDATËT

PS

Paulin Sterkaj: I akuzuar nga PD, se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe prostitucion, në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës. Sterkaj kandidon i dyti në listë për Qarkun e Shkodrës.   

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë: I akuzuar për përfitime në miliona dollarë nga tenderët në Shëndetësi. Sipas akuzave të opozitës, kompania në hije e ministrit Beqaj, Intech +, në më pak se 22 muaj fitoi plot 28 tendera publikë me një shumë rreth 11 milion dollarë. Beqaj kandidon i pari në listë për Qarkun e Dibrës.  

Elisa Spiropali: Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se ish-drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të doganave, abuzuan me paratë publike duke kryer “kurse online për përmirësimin e gjuhës angleze”. KLSH saktëson se shpenzimet janë bërë për këta persona edhe ndërsa ata vetë nuk kanë bërë kërkesë për diçka të tillë. Spiropali kandidon e treta në listë për Qarkun e Korçës.  

Pjerin Ndreu: I akuzuar nga opozita për përfitimin e tenderëve publikë dhe për ushtrimin e dhunës fizike ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Ndreu kandidon i dyti në listë për Qarkun e Lezhës.

Sadri Abazi: I akuzuar nga opozita për përfitimin e tenderëve publikë. Abazi kandidon i 11-ti në listë për Qarkun e Tiranës.  

Rakip Suli: I akuzuar nga opozita për përfitimin e tenderëve publikë. Heqja e mandatit të deputetit e kërkuar nga Partia Demokratike u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Suli kandidon i 13-ti në Qarkun e Tiranës.  

 

LSI

Gledion Rehovica: I hetuar në vitin 2013 nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mos ekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Rehovica kandidon i dyti në listë për Qarkun e Beratit.

Agron Çela: I akuzuar nga ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, se ka përfituar para në rastin e  skandalit të DIA-s, kompanisë që kishte si qëllim mbledhjen e borxheve të CEZ Shpërndarjes. Çela kandidon i pari në listë për Qarkun e Shkodrës.  

PDIU

Aqif Rakipi: Akuzohet nga opozita se ka qenë i dënuar në një shtet evropian për krime dhe trafik droge dhe se këto nuk i ka përfshirë në formularët e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Po hetohet aktualisht nga Prokuroria dhe Interpoli. Rakipi kandidon i pari në listë për Qarkun e Elbasanit.

PSD

Tom Doshi: Pasi u largua nga Partia Socialiste, Tom Doshi do të garojë për Partinë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit. Gjinushi e ka vendosur në krye të listës për Qarkun e Shkodrës. Doshi akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Doshi u akuzua gjithashtu nga Prokuroria për kallëzim të rremë për deklaratat e tij publike, me paraqitjen te ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë dhe me versionin e dhënë për ngjarjen në Prokurori, kur pretendoi se kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte porositur vrasjen e tij.

Tirana Today

Tags: Agron ÇelaAqif RakipiElisa SpiropaliGledion RehovicaIlir BeqajPaulin Stërkajpjerin ndreuRakip SuliSadri AbaziTom Doshi

TË LIDHURA

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

11:07 | 09/06/2026
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Next Post

Mënyra që përdori Juventusi, para se të përballej me Barcelonën / VIDEO

Qeveria turke censuron Wikipedia-n

Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com