Speciale Europa League/ ‘Djajtë në luftë, Roma, Arsenali e Totenhemi janë gati

Dinamo Zagreb – Totenhem (0-2)

Të enjten në mbrëmje, Tottenham Hotspur do të udhëtojë në kryeqytetin kroat për të luajtur ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave të Europa League-s me Dinamon e Zagrebit, teksa kryesojnë 2-0. Ekipi i Murinjos vjen i qetë në këtë përballje dhe trajneri portugez ka deklaruar mungesën e sigurtë të lojtarit të tij, Son Heung-Min.

Shakhtar – Roma (0-3)

Shaktar Donjetsk, gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, duhet të kryejnë një mrekulli ‘të vogël’ sonte në Kiev, pasi pësuan tre gola kundër Romës në ndeshjen e një jave më parë.

Të udhëhequr nga ish-trajneri i Shaktarit, Paulo Fonseca, verdhekuqtë e kryeqytetit italian synojnë të arrijnë çerekfinalet e kompeticionit për herë të parë, duke përmbyllur atë që nisën në Romë javën e kaluar.

Arsenal – Olimpjakos (3-1)

Arsenali shpreson të arrijë në çerekfinalet e Europa League-s kur të presin Olimpjakosin në Emirates Stadium për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ave sonte.

Golat nga Martin Odegaard, Gabriel dhe Mohamed Elneny bënë që vendasit të fitonin 3-1 në ndeshjen e parë, por Olimpjakosi i di nja dy gjëra për surpriza në Emirates.

Arsenali arriti një triumf vetëm 1-0 në Greqi sezonin e kaluar para eleminimit turpërues, kështu që një epërsi 3-1 me siguri do t’i japë skuadrës së Artetës besimin për të mbyllur hesapet në shtëpi këtë vit, veçanërisht pas një fitoreje në derbin e Londrës veriore. Martins nga ana shpreson të bindë lojtarët e tij se janë të aftë për një tjetër ‘shok’ në Emirates, megjithëse ky Arsenal i tanishëm duhet të jetë shumë i fortë për vizitorët.

Molde – Granada (0-2)

Molde dhe Granada, dy skuadrat me renditjen më të ulët (në koeficientët e UEFA-s) në Europa League, do të takohen sonte në Puskas Arena të Budapestit për ndeshjen e dytë të xhiros së 1/16-ave.

Klubi spanjoll është në epërsi 2-0 nga ndeshja e javës së kaluar falë golave ​​të Jorge Molina dhe Roberto Soldados. Pasi bëri punën e vështirë në ndeshjen e parë, një gol sonte duhet të jetë i mjaftueshëm që Granada të fitojë një vend në shortin e çerekfinaleve të premten, një arritje e pabesueshme.

Jang Bojs – Ajaks (0-3)

Ajax do të viizitojë zviceranët e Jang Bojsit në mbrëmje duke kërkuar një vend në çerekfinalet e Europa League-s.

Lexo edhe :   Europa Ligë/Eliminoi Teutën në Durrës, Granada piketon dhe Mançester Junajtidin

Tre gola në pjesën e dytë në ndeshjen e parë të javës së kaluar u dhanë gjigandëve holandezë kontroll të plotë përpara ndeshjes së dytë në stadiumin Wankdorf. Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë përpara tyre, Jang Bojsi natyrshëm pritet të luajë të gjitha kartat sonte.

Vijareal – Dinamo Kiev (2-0)

Vijareal ka një epërsi 2-0 ndaj Dinamos së Kievit në ndeshjen tjetër të Ligës së Evropës në Estadio de la Ceramica.

Pau Torres shënoi një gol në pjesën e parë dhe Raul Albiol shënoi në ndeshjen e tij të 100-të në Europë, duke i dhënë skuadrës Spanjolle një avantazh me dy gola.

Dinamo Kiev ka qenë në gjendje të mirë gjatë dy muajve të fundit, por humbja e javës së kaluar me dy gola në shtëpi i la punë të vështirë për këtë ndeshje të dytë.

Vijareali nuk është i huaj në fazat e avancuara të këtij kompeticioni dhe ka fituar pesë ndeshje radhazi në Europë.

Milan – Mançester (1-1)

Manchester United luan jashtë në San Siro ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League-s kundër Milan sonte.

‘Djajtë e kuq’ barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në Old Trafford javën e kaluar. Simon Kjaer shënoi golin e barazimin për ‘rossonerët’ në kohën shtesë. Junajtid duhet të gjejë rrjetën se s’ bën në Milano për të qëndruar në garë.

Zlatan Ibrahimovic humbi ndeshjen e parë të Milanit në barazimin e javës së kaluar, por do të kthehet kundër ish-klubit të tij sonte.

Rejnxhërs –  Slavia Pragë (1-1)

Kampionët skocezë Rejnxhërs presin Slavian e Pragës në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-ave të Europa League sonte, duke shpresuar të kalojnë në çerekfinale për herë të parë në 13 vjet.

Përballja në Ibrox është mbyllur në mënyrë perfekte për të sjellë një tjetër ndeshje argëtuese midis dy skuadrave që që të dyja mbeten të pamposhtura në ligat e tyre përkatëse këtë sezon.

Slavia ka treguar në sezonet e fundit se ata mund të garojnë kundër kundërshtarëve më të fortë me dinjitet dhe synijnë t’ia bëjnë të vështirë Rejnxhërsave këtë mbrëmje.