Spartak Braho ngatërrohet në Skrapar: Na është çmendur kryeministri (Video)

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është ngatërruar teksa mbante fjalën para strukturave, në qytetin e Skraparit.

Gjatë fjalës së tij, Braho u ngatërrua teksa tha se na është çmendur kryeministri, por shumë e shpejt e korrigjoi duke thënë ish-kryeministri dhe Presidenti i sotëm, Ilir Meta.

“Më vjen keq ta them, por na është çmendur kryeministri, ish-kryeministri jonë i dikurshëm, Presidenti i sotshëm,”– tha Braho.

Këtë pjesë mund ta gjeni në minutën 02:00.

Më pas, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili sulmoi Metën në vendlindjen e tij, dhe u shpreh se asgjesimi politik i LSI-së është një mision.