Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe synon me një fitore sot të lërë rivalin e qytetit tetë pikë prapa në vendin e tretë.

Sidoqoftë, një fitore nga ana tjetër nga mbrojtësit e trofeut, Real Madrid do të konfirmonte një lojë me tre skuadra për titullin me Barcelonën në vendin e dytë, vetëm dy pikë prapa Atletico-s.

Karim Benzema u kthye në skuadër pas një dëmtimi, por trajneri Zinedine Zidane nuk ka zbuluar nëse sulmuesi i tij është i gatshëm për lojë.

Në dymbëdhjetë pëballje midis tyre trajnerët vijnë me bilancin e: 6 fitore Zidane, dy Simeone dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Përsa i përket formacioneve, Atletico duket se do ta nisë me Suarez dhe Felix në sulm ndërsa Reali ​​ka shumë të ngjarë të luajë me Rodrygo-n dhe Asensio-n para.

Përveç derbit në Spanjë sot, Athletic Bilbao pret Granada-n duke shpresuar të pasojë fitoren e kaluar ndaj Levante-s këtë javë që i çoi në finalen e Copa del Rey për sezonin e dytë radhazi.

Real Sociedad mirëpret Levanten me vendasit të cilët kanë qenë të pamposhtur për gjashtë ndeshje dhe po përpiqen të kapin Sevilla-n në vendin e katërt që të dërgon në Champions.