Spanjë/ Katër ndeshje në La Liga, ekipet e Madridit luajnë të dyja sot

Udhëheqësi Atletiko Madrid lëviz brenda kryeqytetit për t’u përballur me Getafen dhe do të përpiqet të forcojë epërsinë prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës së vendit të dytë me 12 javë të mbetura.

Diego Simeone këmbëngul që skuadra e tij e është plotësisht e përqendruar në këtë derbi që vjen katër ditë para se të presë Çelsin për të përmbysur disavantazhin 1-0 në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.

Atletiko ka fituar gjashtë transfertat e fundit ndaj Getafes pa pësuar asnjë gol të vetëm.

Real Madridi, i treti, është tetë pikë prapa Atletikos dhe nuk mund të t’i lejojë vetes të lërë pikë kur të presë Elçen.

Sergio Ramos dhe Eden Hazard janë kthyer nga ndalesat e gjata të lëndimeve për madrilenët.

Alavesh pret Kadizin i cili duhet t’i japë fund një serie prej katër humbjesh, ndërsa Vajadolidi shkon në Osasuna me të dy ekipet në përpjekje t’i largohen zonës së rënies.