Autoritetet spanjolle vijojnë kërkimet për anijen e zhdukur pranë brigjeve të Marokut. Sipas tyre, deri tani janë shpëtuar 119 persona dhe se kërkimet po vazhdojnë për 67 të tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.
Në shërbim të forcave të kërkimit qeveria ka vënë në dispozicion një anije dhe një avion.
Njoftimi për anijen me emigrantë, që u nis nga Maroku drejt Spanjës, u bë nga një organizatë bamirëse. Sipas “Associated Press” në mesin e tyre ishin 49 burra, 13 gra dhe 5 fëmijë.
Refugjatët afrikanë po ikin nga vendet e tyre për shkak të varfërisë dhe dhunës, ndërsa po e synojnë Evropën përmes lundrimeve të rrezikshme me barka që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë dhe që shpesh janë të mbingarkuara me njerëz.