E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Spanja ndalet nga penalltitë, Italia në finalen e Europianit

Italia në finalen e Europianit. Skuadra e Roberto Mançinit, arritën të triumfonin me 11 metërsha ndaj Spanjës, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të 11 korrikut.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 falë golave të Kiezës dhe Moratës, teksa në gjuajtjen e penalltive, italianët u treguan më të saktë, duke arritur një kualifikim mëse të merituar.

45 minutat e para ishin mjaft të bukura dhe me ritëm, por asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënojë.

Spanjollët ishin zotër të topit dhe e mbyllën Italinë në gjysmëfushën e tyre sidomos në pjesën e parë, teksa rastin më të pastër e pati Dani Olmo, i cili pranë zonës goditi topin, por u ndal nga portieri Donaruma.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Italia rrezikoi seriozisht portën e Unai Simon, por gjuajtja e Emerson u ndal nga traversa dhe shkon jashtë kuadratit.

Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë Italia ishte më kërkeuse dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 60-të. Fantazisti Kiesa realizoi një gol mjaft të bukur me anë të një kundërsulmi.

Megjithatë, Spanja reagoi dhe në minutën e 80-të Morata vuri baraspeshën. Mbrojtja e Italisë çahet në qendër, teksa sulmuesi i Juventusit, nuk fal përballë Donarumës, duke tundur rrjetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...