E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Spanja e gjunjëzuar nga pandemia, hotelet në shitje

Spanja ishte vendi i parë evropian më i goditur nga koronavirusi. Duke analizuar situatën e ku humbjet ekonomike janë në nivele të frikshme, biznesmenët e kanë parë të arsyeshme që të nxjerrin në shitje bizneset. Më konkretisht bëhet fjalë për hotelet, pasi ekonomia e Spanjës është shumë e varur nga turizmi.

Numri i hoteleve që janë nxjerrë në shitje në Spanjë është rritur me 19% në tetor krahasuar me marsin. Këto janë të dhënat e publikuara nga portali kryesor i pronave Idealista. Në ishujt Balearik, numri i hoteleve në shitje u rrit 84% gjatë kësaj periudhe, ndërsa për Andaluzinë rritja ishte 45%. Në përgjithësi, 557 hotele ishin në shitje në vend që nga tetori, 101 prej tyre në Katalonjë, raportoi Idealista.

Pothuajse një e treta e hoteleve spanjolle u mbyllën në tetor, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës. Rezervimet e regjistruara të hoteleve ishin 83% më të ulëta muajin e kaluar, se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare më herët këtë javë.

Spanja ra në recesionin më të thellë në historinë e saj. Sektori i rëndësishëm i turizmit në veçanti, është i paralizuar në shumë vende. Midis prillit dhe qershorit, në shumë sektorë humbën një milion vende pune – më shumë se kurrë në një tremujor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...