Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Spalletti: Mungon Icardi dhe Perisic? Nuk është fundi botës, kemi Karamoh

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Spalletti: Mungon Icardi dhe Perisic? Nuk është fundi botës, kemi Karamoh

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka dalë në konferencën për shtyp para përballjes me Genoan. Ai ka folur për gjendjen e skuadrës dhe për mungesat e lojtarëve të rëndësishëm të cilët janë duke vuajtur lëndime. Nuk ka munguar as ironia e Spallettit, kur është pyetur mbi emrat e përfolur për t’iu bashkuar Interit, në merkaton e verës, teksa e bëri të qartë se nuk do të startojë i transferuari nga Barcelona, Rafinha, futbollistë që tifozët duan ta shohin më shpesh në fushë.

“Sfida me Genoan? Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, kundër një skuadre mjaft të përgatitur dhe një stadiumi plot entuziazëm. Gjithsesi, ne e kemi përgatitur mjaft mirë këtë sfidë dhe do të synojmë maksimumin, ashtu si në çdo takim tjetër”, u shpreh ai.

“Rafinha titullar? Të shohim, por Rafinha nuk i ka ende 90 minuta në këmbët e tij. Edhe këtë javë nuk i ka kryer të gjitha seancat me skuadrën dhe do të jetë plotësisht gati, vetëm kur të stërvitet rregullisht për të paktën 2-3 javë. Nëse e aktivizoj nga fillimi, mund të ketë diçka më pak fizikisht, sesa kur futet në 30 minutat e fundit, ku shfrytëzon freskinë”, shtoi Spalletti.

“Mungojnë ‘golat’, Icardi dhe Perisic? Me ata të dy kishim më shuëm garanci dhe më shumë eksperiencë, por me Karamoh kemi më shumë entuziazëm, që mund ta sjellë vetëm një djalosh 19-vjeçar. Në të dy rastet kemi njësoj mundësi të gjejmë golin dhe këtë e treguam edhe javën e kaluar”

“Karamoh sërish titullar? Të shohim, por nuk është një lojtar i ri dhe të gjithë ia njohim aftësitë. Gjithsesi nuk ka eksperiencën e duhur për të marrë shumë përgjegjësi mbi supe, ndaj të mos e ngarkojmë shumë. Ka disa etapa rritjeje, mbi të cilat duhet të kalojë edhe Yann, ndaj le t’i respektojmë ato”.

“Brozovic dhe konflikti me tifozët? E kemi diskutuar incidentin e tij menjëherë të hënën dhe vetë lojtari e shprehu pendesën e tij për gjestin e bërë. Këtë e tregoi edhe me mesazhin në ditën e Shën Valentinit. Nesër do ta nisë nga stoli, por nëse më duhet ta hedh në fushë, jam i sigurt që do të japë më të mirën, ashtu siç bën gjithmonë”, shtoi ai.

“4-2-3-1 apo 4-3-3? Baza është 4-2-3-1, por kur ke lojtarë të aftë të mbulojnë më shumë se një pozicion, mund të kalosh lehtësisht në 4-3-3, nëse është e nevojshme”.

“Lautaro Martinez te Interi? Më vjen keq që duhet të flasim për merkaton e verës, që tani, kur ka edhe shumë kohë në dispozicion. Do t’i kërkoj presidentit që të krijojmë edhe një skuadër virtuale, ku të aktivizohen të gjithë lojtarët që na sillni ju të medias nga merkato. Unë gjykoj dhe punoj me lojtarët që kam, pasi me këta do të synoj arritjen e objektivave. Merkatoja dhe sezoni i ardhshëm, janë një histori krejt tjetër”, theksoi mes tjerash trajneri i Interit.

Tags: botësështëfundiIcardiKaramohKemimungonPerisiçSpalletti

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Shtypi nga bota, 17 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 17 shkurt 2018

Dua Lipa uron Kosovën, ja çfarë u premton shqiptarëve

Dua Lipa uron Kosovën, ja çfarë u premton shqiptarëve

Kokainë dhe para cash/Aksioni Shqipëri-Itali, pranga të arratisurit shqiptar

Kokainë dhe para cash/Aksioni Shqipëri-Itali, pranga të arratisurit shqiptar

JU REKOMANDJOMË

Rama nxjerr videon, ja projekti i rëndësishëm që nis në muajin tetor

Rama nxjerr videon, ja projekti i rëndësishëm që nis në muajin tetor

5 vjet ago
Pollo: Zgjedhjet e lira për normalitetin demokratik

Raporti i auditorëve europianë, si një apologji për demokracinë liberale

1 vit ago
Pse shqiptarët për Vulinin janë ‘shiptari’?

Pse shqiptarët për Vulinin janë ‘shiptari’?

4 vjet ago
“George Best” i ri që u shkatërrua nga fama dhe familja

“George Best” i ri që u shkatërrua nga fama dhe familja

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com