E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

SPAK zbulon skemën e pastrimit të parave/Taçi: Bode më gjobiste çdo 2-3 muaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, zbuloi dje një skemë të pastrimit të parave. Pastrimi i parave ndodhte nëpërmjet firmave të naftës. Në këtë skemë janë të përfshirë shtetas italianë, zvicerianë, si dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas deklaratës së SPAK, shtetasi Rezart Taçi ka përfshirë në skemën e pastrimit të parave dhe dy personat e tij të besuar, shtetasit Artur Balla, kunati i Taçit si dhe truprojën e tij Bledar Lilo.

Ndaj tyre, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Këta persona janë të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash, Rezart Taçi, ka deklaruar se një ministër i qeverisë Berisha, i ka vendosur miliona euro gjoba. Në një intervistë për mediat, Taçi ka zbuluar se është shantazhuar dhe gjobitur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, prej gati 15 vitesh. Sipas biznesmenit, ish-ministri Bode i ka vendosur çdo 2-3 muaj deri në vitin 2015, gjoba deri në 30 milionë euro. Mbi 18 milionë euro janë bllokuar dhe janë sekuestruar nga SPAK. Rezart Taçi mohon çdo lidhje me këtë skemë pastrimi parash.

Pjesa nga biseda:

Nga cili vend flisni aktualisht?

Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia, dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregullt dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Këto janë gjoba nga institucione shtetërore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Është z. Bode, Ridvan Bode.

Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...